Unë besoj se populli Shqiptar vuan nga mungesa e informacionit mbi çështjet e besimit të Krishterë. Si një komb i lashtë Shqipëria e mori besimin e Krishterë me vullnet të lirë që nga ditet e Apostullit Pal, si edhe vetë Pali thotë tek Romakëve 15: kështu, prej Jeruzalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit. Për shkak të aspekteve të ndryshme historike, Shqipëria e braktisi besimin që e mori me vullnet të lirë.
Për të zbatuar mandatin Biblik të 1 Pjetrit 3:15 “jini gjithnjë gati për t`u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje” kam vendosur të botoj këtë blog, jo për të sulmuar ndonje besim tjetër, jo për të debatuar me krenari, por për ti dhënë përgjigjie atij ose asaj që do të dijë me sinqeritet mbi besmin e Krishter. Nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje që duan të nxisin zënka apo debate koti.
Unë besoj se Zoti ekziston dhe se është i përjetshëm, dashamirës, i plotëfuqishëm, i pandryshueshëm, i gjithëdijëshëm, i shenjtë, i pakrijuar. Besoj se Zoti është Një, por shfaqet në tre persona qe janë Një: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Besoj se për shkak të mëkatit tonë, Jezus Krishti Biri i Perëndisë erdhi në këtë tokë për të shpaguar mëkatet tona në kryq, u ringjall në ditën e tretë si tha vetë, dhe do të ri-kthehet për të gjykuar botën.
Këto besime nuk janë të verbëra, por kanë baza si në teologji, si në llogjikë, si në filozofi dhe në shkencë. Shresoj që blogu ti tregojë këto baza të besimit pak nga pak.
Shpresoj ta pëlqni këtë faqe dhe të më kontaktoni shpesh tek apologjia@hotmail.com