Apologjia

Kush është heroi yt personal?
Çdo kush prej nesh është i influencuar nga dikush tjetër, zakonisht prindërit tanë, pjestarë të familjes sonë, shok, mësues apo njerëz në fushën e artit, muzikës dhe sportit. Disa prej këtyre janë aq influencues sa ndikojnë çdo aspekt të jetës tone duke marrë statusin e heroit. Kush është heroi yt personal? Ç’farë karakteristika ka heroi yt?

Heroi im personal ndryshoi historinë e botës në fushën sociale, fizike, intelektuale dhe shpirtërore.

Jezusi Krishti si hero intelektual.

Intelekti i njeriut është i lidhur ngushtë me mënyrën se si shprehet njeriu. Një njeri që di shumë, por nuk di si të shpreh mendimet e tij, nuk ka shumë influencë dhe intelekti mbetet fshehur. Poashtu nëse një njeri di si të shprehet por nuk di kur të pushojë, nuk është efektiv për të shprehur intelektin e tij.

Jezus Krishti kishte dhuntinë për të shprehur ide të komplikuara në një mënyrë të qartë, të shkurtër, dhe që aplikohet nga çdo nivel i shoqërisë.

Bibla tregon një ndodhi interesante midis Jezusit, faresinjve dhe një gruaje e kapur në aktin e tradhëtisë.

Gjoni 8

1 Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.

2 Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.

3 Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,

4 i thanë Jezusit: “Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

5 Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç’thua?.”

6 Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.

7 Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!.”

8 Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.

9 Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.

10 Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: “O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?.”

11 Dhe ajo u përgjigj: “Askush, Zot.” Atëherë Jezusi i tha: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më.”

Intriga dhe nuancat e kësaj historie janë të thella. Faresinjtë dhe skribët ishin figurat fetare të kohës që bënin ligjin në Izrael. Ata kishin pushtetin dhe funqinë mbi ligjet e Izraelit. Ata mbanin ligjet e Moisiut por nuk e kuptonin se Zoti adhurohet me zemër e shpirt dhe jo veç me mbajtjen e ligjeve. Jezusi i akuzonte se ishin legalistë, në kuptimin se ndiqnin ligjin pa kuptuar thelbin e ligjit, dhe pa ndjekur ligjin në zemër. Me një fjalë e ndiqnin ligjin sa për e faqe.

Kjo ide duket dhe të ndodhinë e mësipërme. Me të vërtetë që ligji dënonte tradhëtine, por dënonte si femrën edhe madhkullin. Faresinjtë i sollën Jezusit vetëm femrën. Ku ishte mashkulli? Ajo nuk tradhëtoi me vetveten.

Historikisht dimë se mashkulli në fjalë duhet të kish qenë  i pasur dhe duhet t’i njihte faresinjtë dhe mësuesit e ligjit ndaj dhe nuk u soll për tu gjykuar bashkë me femrën.

Faresinjtë e sollën femrën para Jezusit për të kapur kundërshtarin (Jezusi) e tyre mat. Jezusi kishte mbështetje popullore dhe fresinjtë nuk mund ta arrestonin pa shkak në mes të ditës, por nëse populli do ta shikonte publikisht se Jezusi nuk kishte autoritet fetar, at’her faresinjtë do ta kishin më të lehtë për ta eleminuar.

Fresinjtë e vunë Jezusin në dilemë sepse Jezusi predikonte mesazhin e tolerancës, faljes dhe mëshirës, por ligji i Moisiut poashtu duhet mbajtur edhe respektuar. Faresinjtë e bënë çështjen publike për të turpëruar Jezusin publikisht, dhe për ti ulur popullaritetin e tij. Nëse Jezusi do të thoshte ‘femra duhet falur’ at’her faresinjtë do ta akuzonin se po hidhte poshtë ligjin e Moisiut, dhe anjë profet që vinte nga Zoti nuk mund të hidhte poshtë ligjin e Zotit. Kjo është e vërtetë.

Nëse Jezusi do të thoshte, mos e falni, at’her do të dukej si hiporkit dhe do të humbiste pjesën e popullatës që e ndiqnin Jezusin për mëshirën e tij, poashtu ai do të aplikonte ligjin vetëm në njërin nga fajtorët sepse fresinjtë nuk kishin sjellur mashkullin.

Duhet pasur parasysh se fjala dhe autoriteti i një femre në atë kohë ishte pothuaj zero. Femrat e asaj kohe kishin më pak të drejta se një skllav.

Jezusi del nga ky kurth i fresinjve duke treguar hipokrizinë e tyre, dhe duke goditur thelbin e çështjes. Ai pyet: kush nga ju nuk është mëkatar? Ai që nuk ka bërë mëkat le të hedhë gurin e parë.

Ideja është se të gjithë kemi mëkatuar dhe tradhëtuar Zotin, por është mëshira e Tij që jemi gjallë. Duke dhënë këtë përgjigjie Jezusi as nuk hodhi poshtë ligjin, as nuk hodhi poshtë mëshirën, por prapë tregoi hipokrizinë e faresinjve.

Me pak fjalë, dhe intelekt Jezusi shpëtoi një jetë, dhe ju mëson brezave që ligji mbahet në zemër, se mëshira është me e fortë se urrejtja, dhe se legalizmi nuk la lidhje me Zotin.

Krishti ndryshoi historinë e botës me intelektin e tij. Ai shpjegoi me lehtësi ligje të vështira, dhe për këtë arësye është heroi im intelektual.

Përse nuk jam ateist.
Kohët e fundit ka dalë në modë mburrja e të qënurit ateist. Zakonisht ata që shprehen ateistë, shprehen me një lloj krenarie që do të tregojë ndriçimin e ateistit kundrejt mendimeve mesjetare të besimtarit. Por a ka bazë ateizmi? A është mund të mbrohet në arenën e filozofisë ateizmi? Besoj se jo, ndaj dhe nuk jam ateist, edhe pse u rrita i tillë.

Ana teorike

Fjala ateist vjen nga greqishtja ku dy fjalë greke “a” – dhe – “theos”. Vendosja e shkronjës “a” para një fjale tjetër në gjuhën greke jep kuptimin e negativitetit, dmth ateist do të thotë “negativ-Zot”, një filozofi, një botëkuptim që absolutisht mohon ekzistencën e Zotit. Ateist, si fjalë ka ndryshuar kuptimin kohët e fundit, por në thelb dhe zanafillë, ateizmi shpreh me qartësi dhe absolutizëm mos-ekzistencën e Zotit.

Në filozofi ekziston një rregull kategorik që thotë : është e pamundur të mohohet me absolutizëm. Psh, është një gabim kategorik nëse unë të them se nuk ekziston anjë gur në univers që ka pika të kuqe dhe pika të bardha. Kjo përbën një gabim kategorik sepse nqs unë bëj një pohim të tillë nënkuptoj se kam njohuri të pakufi mbi universin, gjatë gjithë momenteve të kohës në të cilën ka ekzistuar universi. Pra, pohimi im për gurët thotë: unë kam njohuri të pafund në të gjitha etapat e kohës që askund në univers nuk ekziston një gur me pika të kuqe dhe pika të bardha. Pra, është e pamundur që një njeri të ketë këtë lloj njohurie, dhe është e pamundur të mohohet diçka në absolutizëm.

Atesiti nuk mund të jetë kurrë i sigurtë për mos-ekzistencën e Zotit. Zoti është një qënie me njohuri të pafund që ka ekzistuar në një kohë të pafund, dhe askush nuk ka njohurinë e pafund në një kohë të pafundme për të ditur se Zoti nuk ekziston. Pra duhet një qënie me njohuri të pafund, gjatë një kohe të pafund për të thënë se një qënie me njohuri të pafund gjatë një kohe të pafundme nuk ekziston. Ky gabim kategorik e bën ateizmin të pamundur për të mbrojtur në arenën e filozofisë. Nuk mund të mohohet ekzistenca e Zotit me absolutizëm.

Ateizmi i ri

Shumë filozofë ateistë si Jean Paul Sartre dhe David Hume, e kuptuan se ateizmi si kategori filozofike nuk mund të mbrohej llogjikisht, ndaj dhe lëvizën në një kategori tjetër e quajtur agnosticizëm. Nuk mund t’i numëroj dot sa herë kam dëgjuar njerzit të thonë me krenari, jam agnost. Agnosticism! Tingëllon si sofistikim, tingëllon si diçka e mrekullueshme që vetëm të ndriçuarit e dinë. Në fakt fjala agnosticism vjen nga greqishja “a” dhe “gnosis”, dmth pa-njohuri. Në thelb agnosticizm do të thotë “pa-njohuri.” Fjala e njëjtë në latinisht është ignoramus, që do të thotë injorant. Por, në greshit fjala tingëllon më e sofistikuar se në latinisht, ignoramus.

Kam biseduar me shumë njerëz që tonë se janë agnostë, dhe më tej bëjnë një qind pohime mbi Zotin. Pra, është gabim kategorik të thuash jam agnost, dhe të bësh pohime mbi Zotin, karakterin e tij, ekzistencën e tij, mundësinë apo mos mundësinë e njohjes së tij. Sigursisht, nëse duam informacion mbi një sëmundje që mund të kemi nuk shkojmë tek një që nuk di, dhe mohon kategorikisht mundësinë e diturisë.

Agnostët nuk e kanë problem fare të thotë se Zoti nuk mund të njihet, por me siguri Zoti nuk mund të jetë si thonë të Krishterët. Ky pozicion mua më duket i pallogjikshëm. Ai që nuk di, nuk di! Agnosticizmi është një pozicion historik që ka lejuar skeptikët/ mosbesuesit të sulmojnë ekzistencën e Zotit, pa pasur përgjegjësinë për të shpjeguar përse. Nuk besoj se ky pozicion është intelektualisht i ndershëm, apo i mbrojtshëm, se në fund të fundit kualifikmi i vetëm për të qënë agnost, është padituria.

Mungesa e shpjegimit të ligjit moral.

Një ateist/agnost nuk mund të japë përgjigjie pse mendojmë ne si njerëz në kategori morale. Kjo është pika më e dobët, më tragjike dhe vdekje-prurëse për filozofitë ateiste/agnoste. Nuk mund të shpjegojnë përse njerzit duan t’ia dinë për kategori abstrakte si dashuria, e drejta, barazia, liria, e vërteta, respekti, mirësjellja. Atesiti i vetëm që mohon kategori të tilla ishte Niçja, që duhet përgëzuar që të paktën ishte i sinqertë: në ateizm e mira dhe e keqja nuk mund të shpjegohen si kategori. Ndaj dhe Niçja tha: e mira dhe e keqja që mund të ishin përgjithmonë, nuk ekzistojnë (Kështu foli Zarathustra).

Jo shumë larg qytetit tim, një djalosh 28 vjeçar thiri në apartamentin e tij një vajzë 9 vjeçe që ishte komshia e tij. Pasi vajza u fut brënda ai e qëlloi pa mëshirë në kokë, dhe mbyti, i përdhunoi trupin e pajetë, i preu trupin dhe kanibalizoi  pjesë të trupit të saj. Dhe Niçja ka guximin të thotë se e liga, ose ligshmëria nuk ekziston?

A mund të ndërtohet botëkumptimi në një filozofi që mohon moralitetin si kategori? A mund të mbrohet një filozofi që nuk di të shpjegojë përse është gabim të vrasësh, përdhunosh, dhe kanibalizosh dikë tjetër?

Ligji moral shpjegohet vetëm në këndvështrimin teist. Ligji moral ekziston sepse Zoti ekziston. Ligji moral na thotë se vrasja është gabim, sepse cilido prej nesh është krijuar me vlerë, me dashuri, nga Zoti, dhe është Zoti ai i cili i jep vlerë jetës të cilido prej nesh.

Mungesa e drejtësisë.

“Në Stalag 352 afër Minskut, të burgosurit ishin ngjeshur së bashku aq afër me tela me gjëmba sa urinon dhe dilnin jashtë mbi njëri tjetrin. Rreth 109500 njerëz vdiqën atje. ”

“Një nënë lakuriq kaloi momentet e fundit duke i dhënë gjoks fëmijës së saj, derisa një ushtar gjerman ja mori nga duart dhe e hodhi foshnjën në gropë. Nëna u hodh për mbas fëmijës dhe aty gjeti vdekjen. Trupat e 33761 njerzve më pas u dogjën, dhe kokcat e padjegura u thyen dhe u përzien me rërë.”

“Një ushtar gjerman i shkruan gruas së tij:herën e parë më dridhej dora teksa qëllova, por më vonë u mësova fare mirë. Mbas vrasjes së dhjetë fillova ta drejtova armën me qetësi dhe shënjestër mbi gratë, pleqtë dhe foshnjat që gjendeshin këtu. Disa prej nesh i hedhim foshnjat në ajër, dhe bëjmë garë se kush i qëllon më parë, para se të bien në gropë.”

Këto janë disa pjesë të marra nga libri historik “Toka e gjakut: Europa midis Hitlerit dhe Stalinit.”

Ateizmi ju thotë miljona viktimave që vuajtën të duart naziste dhe sovietike: pate shanc të keq.

Ateizmi nuk mund të japë shpresë për drejtësi, sepse pas vjdekes nuk ka shpresë. Atezimi nuk mund të thotë që monstrat e nazizmit dhe stalinizmit do të marrin ç’ka meritojnë mbas vdekjes. Në ateizëm nuk ka shpresë, nuk ka dritë në fund të tunelit, por thjesht dikush më i fortë se ty të vret, dhe ti je i pafat.

A është një filozofi llgjike kjo? A mund të jetohet jeta kështu? A mund ti thuash nënës të asaj vajzës 9-vjeçare “fat më të mbarë herën tjetër”? Unë nuk kam aq besim të fortë sa të jem ateist.

Përsëri në atdhe
Teksa kaluan kodrën pranë qytetit një aromë e shpifur u përhap në fushë dhe kaploi çdo qelizë të A.L-së. Rruga ishte ngushtuar, me gurë anë e mbanë, me plehra të hedhura nxitimthi kudo. Kishte mushkonja kudo. Diku në horizont u duk hija e një qëni të dobët që dukej si skelet mbi katër këmbë. U zhduk mbas kodrës.

Nga larg dukej tënda e derrave, dhe si një njollë e zezë dukej balta në të cilën derrat laheshin gjithë ditën.  Ishte një baltë e shëmtuar, me ujë të pistë, me jashtëqitje derrash, dhe tokë e zezë.

-Shiko, kam 32 derra këtu. Do t’i ushqesh tri herë në ditë, dhe nëse ju ndodh diçka derrave, do të të rrjep lëkurën.  Më dëgjon apo jo?- pyeti pronari i derrave.

-Po zotëri- tha D.L

Kur pronari i derrave u kthye për në qytet, ishte mesditë. Vapa kishte mbuluar tokë e qiell. A.L nuk kishte fuqi të lëvizte, ca nga vapa e ca nga uria që kishte.  Me mund u ngrit dhe mori thesin me lende. E hodhi thesin në kurriz. Hapin derën e tëndës dhe zhyti këmbët e zbathura në baltën e pistë. Derrat ndjenë aromën e lendeve dhe si të pushtuar nga demonë u vërsulën drejt A.L-së. E goditën me maninë shtazore për ushqim dhe A.L ra në baltë. I mbuluar kokë e këmbë në baltë u zvarrit në hije dhe aty qau me lotë të hidhur. Sa poshtë kishte rënë. Sa e kish marrë malli për familjen e tij!

Para tri muajve i kishte thënë babait të tij:

-At, tani jam në moshë. Tani mund të marr vendimet e mija. Jeta këtu në fermë është monotone. Më jep ç’më takon nga trashëgimi im, dhe unë do filloj jetën time, dhe do jetoj si di unë.

I ati kishte ulur kokën në hidhërim dhe kishte qarë.

-Bir, pse thua kështu. A kam qënë at i sertë? A nuk të kam dashur me gjithë shpirt? Pse më lëndon bir?

-Je shumë strikt. Je monoton si mërzia e gurëve të varrit. Je i prapambetur si të ishe Zulu i pazbuluar në Afrikë. Je më fetar se prfiti, dhe i urren shokët e mij.

-Bir, çdo gjë që kam nuk ta kam kursyer. Feja jonë na ka mbajtur gjallë. Besimi në Zot është themeli ynë.

-I kam dëgjuar këto mijëra herë- e kishte ndërperë të atin -unë jam ndryshe nga ty, besoj ndryshe nga ty, i urrej tradicionalizmat e tua, ligjet e kota fetare, lutjet e drejtuara në ajër, këngët kënduar një Zoti në hapsirë, therrjet makabre të qengjave për mëkate, dhe mënryra mizore se si gjaku i shtazës derdhet rrugëve. E kam inat ritin e leximit të kotë të librave fetarë, sikur vetë leximi i tyre bën njerzit më shpirtërorë. A nuk është krymbur asambleja nga hipokritët, nga mëkatarët, por prapë ju lexoni e këndoni. Nuk dua të jem pjesë i këtij teatri fodull.

-Bir, mendohu më thellë-

-Jam menduar shumë thellë. Më jep ç’më takon dhe do iki në rrugën time dhe nuk do të shqetësoj më.  E di e di, ti nuk ke vdekur akoma dhe pseudo tradita thotë që trashgimia jepet kur vdes prindi, por unë e dua tani. Pse te pres sa të vdesësh ti që të marr ç’më takon?! Ç’të keqe ka nëse e marr atë që më takon para se të kesh vdekur ti? Kush e di kur vdes ti.

Me lotë në sy e hidhërim i ati i kishte thënë: nesër në mëngjes do të të jap ç’të takon. Të nesërmen i ati i kishte dhënë thasët e vegjël e florinj. U mundura të puthte të birin, po A.L u largua nxitimthi dhe me fotohtësi i tha: lamtumirë përgjithmonë At.

Teksa kujtote gjithë këto A.L qante dhe mallkonte veten. Më tutje, derrat po shqyenin lendet e ndyjosura me baltë. Hiqin urinë e tyre të pangopur, gjë që banorët e zonës nuk e bënin dot pasi kishte 4 muaj thatësirë dhe zona ishte mbërthyer nga një zi buke. Kishte lypur për një copë bukë por askush nuk i kishte dhënë asgjë. Kishte shkuar të takonte Prisilën, protitutën e tij të preferuar dhe i kish thënë, “Unë gjithmonë të dhashë më shumë nga ç’duhej, të lutem më ndihmo me diçka për të ngrënë.” Ajo e kish parë me indiferencë dhe i tha: ishte thjesht biznes i dashur, perënditë pafshim mëshirë për ty.

Ngadalë, shkoi dhe mori një lende të hedhur në baltë dhe e pastroi tek çezma e ujit. E kafshoi. Shijoi aromën e keqe që kish nuhatur që nga larg. Ishte gjëja më e shpifur që kishte kafshuar ndonjëherë.  U ul në hije, ashtu i dobët dhe i pikëlluar dhe u kujtua se si e kishin braktisur të gjithë një nga një kur i mbaruan lekët. Shokët e qejfit ishin pranë tij për aq kohë sa kishte para. Teksa mbeti pa asnjë lek, e braktisën sikur të kish plagën e zezë. Fytyra e zezë nga balta e pistë e derrave po pastrohej nga lotët e djaloshit.

Ju kujtua ati. Si e kishte shpërfillur shikimin menlankonik të atit teksa u largua nga shtëpia?! Si e kishte talluar dhe ofenduar të atin personalisht edhe në sy të gjithë qytetit?! Sa fodull kishte qënë të linte sigurinë, komfortin, dhe dashurinë e shtëpisë të së atit! Edhe shërbëtorët më ulët ishin një qind herë më mirë se sa djaloshi i mbuluar me baltë e jashtëqitje derrash.

-Zot kam mëkatuar kundra teje, dhe kam shpërfilluar atin tim. Të lutem ki mëshirë për mua, dhe bëj që im at të falë paturpësinë time. Nëse është në vullnetin tënd, më kthe o Zot, në gjirin e familjes time, edhe sikur të isha thjesht një shërbëtor. Do t’i them atit tim, baba më fal se kam mëkatuar kunda Zotit dhe kundra teje, unë nuk jam i vlefshëm të quhem biri yt, por merrmë si një skllav, si një shërbëtor në shtëpinë tënde-

U çua ngadalë, dhe la përgjithmonë tëndën e fëlliqur të derrave. Gjithë ai qejf, gjth ai mëkat dhe patrupësi e kishin çuar pak nga pak, tek tënda e derrave, fizikisht dhe shpirtërisht.

Një karavan nomadësh kishin patur mëshirë, dhe e kishin marrë në karocë, ashtu si ishte i fëlliqur nga balta. I uritur dhe i raskapitur, djaloshi lutej që i ati të kish mëshirë ta bënte si një shërbëtor, si një skllav që pastronte fermën. Dalë nga dalë, karroca kalonte në rrugët që djaloshi dikur kish kaluar me ngazëllim. I pasur me lekët e trashgimisë, i ngopur me adhurimet e shokëve, çdo hap e kishte larguar nga dashura e të atit. Tanimë, çdo cep i rrugës i kujtonte gabimin e tij, dhe fodullëkun e një rinie të keq shfrytëzuar.

Karoca e nomadëve e la tek hyrja e fermës. Tutje, mbi kodër dukej shtëpia e të atit. Shtëpia në të cilën ishte rritur. Morri hapin e parë drejt portës dhe gjunjët ju lëkundën. Kishte ditë që nuk kishte ngërnë, dhe emocionet e përziera të turpit, mallit, dashurisë e bënin të vështirë ecjen. U ndie shumë i lodhur. Shikimi i ishte errësuar dhe hecja e tij ishte më tepër një ndje automatike e trupit. Ecte pa sens drejtimi drejt shtëpisë. Nuk besonte se do harrinte atje kurrë. Bota përrteh tij po fikej. Gjithçka i dukej surreale, tek këmbët ecnin pa asnjë komandë nga truri. Pa një siluetë diku larg, dhe mendoi “fantazi nga lodhja.” Dhe në një çast trupi dhe këmbët e tradhëtuan. Ndjeu trupin pa fuqi, dhe tërheqjen e gravitetit. Priste që dheu të godiste trupin, por dikush e priti. Dy krahë të fuqishëm e mbajtën.

-Adonais, bir, Adonais, më dëgjon, bir-

Ah ç’zë i mrekullueshëm! Zëri i të atit.

-Baba- bëlbëzoi djaloshi me sy mbyllur nga turpi -kam mëkatuar kundra Zotit dhe kundra teje. Nuk jam i vlefshëm të quhem biri yt. Më bëj si një skllav; merrmë në punë si një shërbëtor.

Djaloshi hapi sytë, dhe fytyra babaxhane e të atit ishte mbuluar nga lotët. I ati filloi ta puthe dhe ta përqafonte.

Disa shërbëtorë të tjerë kishin ardhur pranë, të habitur nga skena para tyre.

-Shpjet, sillmëni kostumin më mirë dhe vishmani djalin. Sillmëni unazën time dhe vijani në gisht. Therrni dashin e majmë dhe bëni gosti. Biri kishte vdekur dhe jeton përsëri, kishte humbur, dhe u gjet përsëri. Shpejt, përgatsni festën, dhe ftoni gjithtë qytetin në këtët gëzim të madh- tha i ati, pa fshehur lotët dhe ngazëllimin e tij.

Luka 15

”Një njeri kishte dy bij.

12 Më i riu i tyre i tha babait: “Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon”. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë.

13 Mbas pak ditësh biri më i ri mblodhi çdo gjë, shkoi në një vend të largët dhe atje e prishi gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur.

14 Por, si i shpenzoi të gjitha, në atë vend ra një zi e madhe buke, dhe ai filloi të jetë në hall.

15 Atëherë shkoi e iu ngjit pas një banori të atij vendi, i cili e çoi në arat e tij që të ruajë derrat.

16 Dhe ai dëshironte të mbushte barkun me lendet që hanin derrat, por askush nuk ia jepte.

17 Atëherë erdhi në vete dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!

18 Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje;

19 nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”.

20 U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi.

21 Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”.

22 Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë.

23 Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi,

24 sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe.

Pse janë kundra homoseksualëve të krishterët?
Vitet e fundit kudo nëpër botë ka filluar një lëvizje për të pranuar dhe asimiluar çiftet homoseksuale si pjesë e integruar e shoqërisë, me të drejta të plota si kushdo. Shpeshherë kjo ka gjetur rezistencë nga kisha, dhe ka bërë që të krishterët të vihen në siklet mbi pozicionin anti-homoseksual që mbajnë.

Pse janë kundra homoseksualëve të krishterët? Së pari, të krishterët nuk janë kundra tyre.

Bibla nuk na mëson kurrë të jemi kundra dikujt. Jezusi kalonte shumë kohë midis mëkatarëve të kohës së tij. Një mësues i ligjit nuk mund të rrinte me mëkatarët apo me ata që ishin të papastër sepse nuk donin të bëheshin dhe vetë të papastër. Interpretonin pastërtinë shpirtërore si pastërti fizike.

Një ditë teksa do hante bukë, Jezusi nuk lau duart dhe fytyrën për t’u bërë i “pastër” si ishte zakoni fetar i kohës, dhe dikush nga faresinjtë e pyetën përse. Ai tha:

Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.

40 Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?

41 Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.

42 Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t’i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat. Luka 11

Pastërtia shpirtërore është ajo që ka rëndësi për Zotin, kështu që dhe të krishterët si Jezusi, nuk urrejnë, nuk janë kundra mëkatarit, por janë kundra mëkatit. Besoj se është e mundur të duash homoseksualin, por mos të duash homoseksualitetin.

Mëkati i homoseksualitetit është i ndaluar në Bibël, sepse seksi u krijua nga Zoti me shenjtëri. Ç’do mëkat seksual është i ndaluar nga Zoti.

A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët. 1 e Korintasve 6:9

Pra, çdo mëkat seksual që del jashtë martesës nuk bie dakort me planin e Zotit për seksin. Homoseksualiteti në sytë e Zotit është një soj si kurivëria, si seksi jashtë martesës, si tradhëtia bashkëshortore. Si natyra, si fjala e Zotit tregojnë se rruga më e mirë dhe më e drejtë për seksin, është kur një burrë e një grua janë të lidhur në martesë. Ky është plani i Zotit.

Të krishterët nuk janë kundra homoseksualit, por janë kundra mëkatit të homoseksualitetit sepse del jashtë planit të Zotit që ka për seksin brëndra martesës midis një burri dhe një gruaje.

Pse nuk më bën Zoti të pasur?
E kam dëgjuar këtë ankesë shpesh: përse nuk më bën Zoti të pasur? Përse nuk më jep Zoti një miljon lekë? Disa e thonë për të kundërshtuar benevolencën e Zotit dhe disa duan të dinë pse nuk janë të pasur edhe pse sillen mirë. Përgjigjia vijon më poshtë.

Së pari duhet kuptuar vargu në Isaia 55:  Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia”, thotë Zoti.

Mendimet dhe rrugët e Zotit nuk janë si tonat. Dëshirat dhe meraqet tona nuk janë të njëjta me ato të Zotit. Për të kuptuar Zotin duhet t’i shikojmë gjërat si i shikon Zoti. Arësyeja e ekzistencës së Zotit nuk është që të kënaqë ne. Nuk duhet të mendojmë si të na kënqi Zoti, por si të kënaqim ne Zotin.

Varfëria tokësore nuk do të thotë domosdo tragjedi për besimtarin. Nëse besojmë në një jetë të përjetshme at’her koha jonë të tokë është më e shkurtër se një nano sekondë krahasuar me gjatësinë e pafundësisë së kohës me Zotin. Një jetë e kaluar në varfëri që ndërton karakter e sakrificë është më mirë se një jetë e shpenzuar në pasuri, por duke mos e çarë kokën për gjërat e Zotit.

1 Timoteut 6: Sepse lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave dhe, duke e lakmuar atë fort, disa u larguan nga besimi dhe e depërtuan veten e tyre në shumë dhimbje.

Lakmia dhe dashuria për paranë është rrënja e çdo gjëje të keqe. Jo paraja vetë, por lakima e parasë. Lakmia e parasë është arësyeja pse ka ndodhur kriza ekonomike botërore. Luftrat e mëdhaja kanë ndodhur për arësye ekonomike, për arësyre pasurie. Të qënurit i pasur nuk është diçka që mund të prodhojë një marëdhënie të mirë midis nesh dhe Zotit, sepse kur jemi të pasur mendojmë se nuk kemi nevojë për Zotin.

Zoti nuk mund të plotësojë kërkesën për pasuri, sepse një njeri që kërkon pasuri, nuk e ka zemrën atje ku duhet. Dhe është më mirë i qënurit të varfër në këtë botë, se sa humbja e shpirtit në botën tjetër.

Luka 16

Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.

20 Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara,

21 dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.

22 Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.

23 Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij.

24 Atëherë ai bërtiti dhe tha: “O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.

25 Por Abrahami thoshte: “O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.

26 Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne”.

27 Por ai i tha: “Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,

28 sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”.

29 Abrahami u përgjigj: “Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata”.

30 Ai tha: “Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen”.

31 Atëherë ai i tha: “Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish””

Ky paska shkarë
Ravi Zakarias një filozof Indian ka thënë se përgjigja që i jep pyetjes “A ekziston Zoti” përcakton gjithçka mbi jetën tënde. Kjo shpjegon interesin që gjeneron biseda e ekzistencës së Zotit edhe nga ata njerëz që janë ateistë.  Isha një ditë në plazhin e Borisht, dhe mbaj mënd që sapo isha bërë i Krishterë.  Teksa bisedoja me një burrë nga Tirana që kundërshtonte ekzistencën e Zotit dhe i kishte neveri besimtarët. Në debat e sipër më bëri një pyetje kulminante që ndryshoi gjithçka. “A e do Zotin më shumë se familjen tënde?”

Diku duhet të kishte dëgjuar se në Bibël thuhet se Zoti duhet të jetë numër një. Pyetjen ma bëri për të më zënë mat, dhe jo për të marrë informacion.  Si i Krishterë i ri nuk kisha eksperiencë të dalloja se ku ishte qëllimi i vërtetë i pyetjes së tij, dhe duke e kuptuar se do “humbisja” u përgjigjia: po e dua Zotin më shumë se familjen time.

Nga ai moment, ai u çua duke tundur kokën dhe duke mërmëritur, “Paska shkarë ky.”

U ndjeva keq që nuk munda të shpjegoj pozicionin tim mirë. E vërteta është se Bibla thotë se Zoti duhet të jetë numër një në zemrat tona, në mendjet tona dhe në shpirtrat tanë sepse nëse Zoti nuk është numër një, ne nuk mund ta duam familjen tonë ashtu si e meriton. Besoj se është e pamundur të duash familjen tënde në mënyrën më mirë pa dashur Zotin në fillim.

Efesianëve 6

1 ”Ndero babanë tënd dhe nënën tënde”, ky është urdhërimi i parë me premtim, 2 ”që ti të jesh mirë dhe të jetosh gjatë mbi dhe”.

Bibla nuk mëson mos të duam familjen, por dashuria e vërtetë, dashuria e plotë, dashuria me tiparet hynjore nuk harriet dot pa dashur Zotin në fillim.

Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin. Kolosianëve 3

Fjalët e urta

8 Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate, 9 sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

Fjalët e urta 30

17 Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t’i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës

Nëse do të kisha mundësi të flisja sot me atë burrin nga Tirana, do t’i thoja se me të vërtetë Bibla na thotë të duam Zotin më shumë se çdo gjë tjetër, por thotë këtë sepse pa dashur Zotin në fillim, nuk mund të duam familjen tonë me dashurinë që meriton.

Fakti është se një Krishterë në Shqipëri e ka të vështirë të shprehë besimin e tij ose të saj për frikë se do të quhet i çmëndur ose sikur ka diçka gabim me të, ose do të shikohet si fanatik i flakë për çështje jo të rëndësishme.  Shumë të Krishterë që jetojnë sipas mësimeve Biblike, tallen, dhe nuk ju ngelen më miqtë e vjetër.

Këto janë të parashikuara nga Jezusi. Ai nga mëson se njerzit do tallen, do të na persekutojnë vetëm sepse ndjekim Jezus Kirshtin.

Gjoni 15

Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.

19 Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.

20 Kujtoni fjalën që ju thashë: “Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti”. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.

Edhe

1 Pjetrit 4

12 Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju; nga ana e tyre ai blasfemohet, kurse nga ana juaj ai përlëvdohet.

13 Por asnjë nga ju le të mos vuajë si vrasës ose vjedhës ose keqbërës, o sepse përzihet në punët e të tjerëve.

14 por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë.

Nesër ti do të jesh…
-Nesër do të jesh drekë për qentë- tha ushtari i huaj, dhe qeshja e tij pushtoi çdo cep të burgut, dhe vibrimet e zërit penetruan thellë atje ku shpirti ndahet nga mishi. Y.B nuk i hodhi sytë nga ushtari sepse e dinte fare mirë fatin e tij. Ishte hera e tretë që bashkë me  A.H kishin rënë në duart e ushtrisë, por kësaj here urdhri kishte ardhur nga lart: ekzekutim për të dy.

Herën e parë kur ishin kapur kishin ngrënë pesëmbëdhjetë fishkëllima në publik.  Njerzit kishin lënë punët e tyre dhe qenë mbledhur për të parë spektaklin sadist. E zhveshën, dhe i lidhën duart në dy tra druri që qenë vendosur në sheshin kryesor kur kishte ardhur ushtria pushtuese, si një statujë e dhunës publike nga ushtria.  Një ushtar i barkalec, gjysëm i zhveshur tha diçka në një gjuhë të ngatërruar “Hoc fruar. Faciamque te flagellum Comedi.”  Duke nxjerrë një kamzhik të gjatë prej lëkure, ushtari kishte parë nga turma, dhe filloi fishkëllimin si një makineri efikase torture. Kur ra goditja e parë turma lëshoi një “Ohh” por më vonë u ndjenë mëse rehat me pejsazhin dhe filluan të komentonin mbi dy hajdutët që po ndëshkoheshin. Pas  Y.B, e kishte rradhën A.H, i cili dinte pak nga gjuha e ushtarit dhe e kishte kuptuar ngazëllimin që ndjente ushtari në raste të tilla. Të gjakosur dhe të turpëruar para bashkëatdhetarëve të tyre ata mblodhën rreckat e tyre për të ikur sa më parë nga prezenca e ushtarëve barbarë, dhe sytë paragjykues të turmës. Komandanti i garnizonit i ndaloi dhe me një shikim indiferent ndaj plagëve të tyre ju tha: mos vidhni më se do t’iu vrasim herën tjetër.

Y.B dhe A.H kishin kaluar tri muaj tek një mik, dhe mezi kishin shpëtuar. Plagët ju qenë infektuar dhe vetëm disa mjekime popullore i’u kishin shëruar plagët e thella. Y.B e njihte A.H-në që nga fëmijëria. Fati i keq i kishte bashkuar kur prindërit ju kishin vdekur në një moshë të re. Pa asnjë mbështetje nga fiset e tyre, kishin filluar që në vegjëli jetën e rrugëve. Lypnin, vidhnin, gënjenin për bukën e gojës. A.H ishte natyralisht më i fortë, dhe më i zgjuar. Ishte gjithmonë A.H që dinte ku të shkonte për të vjedhur një thes me miell, dhe ai poashtu dinte ku ta shisnin mallin e vjedhur për një çmim minimal.

Herën e dytë ishin kapur kur një grua aristokrate kishte humbur varsen e saj pas një vizite në treg. Ushtarët u lëshuan si uqër në treg për të kërkuar dhe kapur hajdutët. Nuk u desh shumë kohë që tregtarët të thonin emrat e hajdutëve të zakonshëm: A.H dhe Y.B.

Ishin kapur teksa të dy po iknin për të shitur varsen në një vend fqinj. Shuma e varses do ti mbante me bukë për një kohë të gjatë. Ishin lidhur nga duart tek kuajt e ushtarëve dhe ishin marshuar në paradë në sheshin e qytetit. Si një teatër politik, komandanti i kishte dhënë vetë varsen gruas aristokrate, teksa A.H dhe Y.B ishin gjunjëzuar para saj. Y.B kërkoi falje ndërsa A.H e pa gruan me një shikim aq të egër sa ajo u tremb dhe kërkoi të ikte sa më parë, pavarësisht nga ushtarët përreth A.H. Kështu ishte A.H. Ai nuk kërkonte falje kurrë. Kishte në zemër një inat, një urrejtje që nuk shuhej. Kësaj here, komandanti urdhëroi 30 fishkëllime për A.H dhe 15 për Y.B.

Tridhjetë fishkëllimat as që e kishin zbutur A.H. Dhuna dhe disiplina kishin një efekt të kundërt në të. Ai e urrente disiplinën, autoritetein. Ishte tejet krenar që të pranonte se kishte gabuar, apo se rruga e tij e krimit nuk kishte justifikim. Shoqëria e ka fajin, mendonte shpesh A.H. Por mbi gjithçka ai urrente fetarët. I shikonte faresinjtë dhe mësuesit e ligjit të cilët me një dorë bekonin njerzit nëpër rrugë dhe me tjetrën vidhnin nga fondet e tempullit. I kishte dëgjuar me veshët e tij se si predikonin pastërti gjatë ditës, dhe i kishte parë me sytë e tij se si natëve linin shtëpitë e prostitutave të qytetit. I dinte fare mirë këngët e tyre kundra pushtuesit, dhe i shikonte kur shkonin për dreka e darka kur vinte ndonjë komandant i lartë i huaj. Të paktën ai nuk ishte hipokrit. Të paktën ai e dinte që ishte hajdut, dhe nuk sillej si dikush tjetër në publik dhe si dikush tjetër në fshehtësi. Nëse dikush duhej të pendohej ishin faresinjtë dhe fetarët hipokritë, mendonte A.H.

Ndërsa Y.B shpesh herë ishte gati të ndryshonte rrugë. Ai mendonte ndyshe nga A.H, edhe pse e kuptonte hipokrizinë e priftërinjve. Unë duhet të jap përgjigjie për veprat e mija, mendonte Y.B, dhe jo për vepart e faresinjve. Nuk i pëlqente aspak jeta e tij. Flinte me frikë dhe zgjohej me një trishtim të thellë. Jeta e krimit nuk ishte jeta që kishte imagjinuar për vetveten.  Donte t’i shkëputej kësaj lloj jete. Një ditë do largohem nga krimi, mendote shpesh Y.B. Por gjithmonë diçka e tërhiqte mbrapa në jetën që urrente. Ai e dinte veten si fetar. Besonte dhe në Zot. Feja e vërtetë ekzistone, mendonte Y.B. Kishte dëgjuar shpesh për profetë dhe predikues që kishin ardhur në emër të Zotit dhe kishin demaskuar hipokrizinë e faresinjve dhe mësuesve të ligjit. Kishin bërë pak zhurmë, por ishin zhdukur shumë shpejt pa bërë ndonjë ndryshim të madh. Ai e dinte se e vërteta e pastër, e dlirë, e bukur, ekzistonte diku, dhe Y.B e kërkonte atë më shumë se çdo pasuri që vidhte.

Ishte e pamundur për Y.B t’i rezistonte personalitetit të A.H. E ndiqte A.H-në kudo. Instikti i fortë dhe udhëheqës i A.H ishte intoksikues dhe e pamundur për t’i rezistuar. Edhe pse kishte rezistuar, edhe pse ishin sharë, edhe pse ishin shtyrë e ishin bërë gati të shkëmbenin grushta, A.H kishte fituar si gjthmonë, dhe ja ku gjendeshin përpara shtëpisë së një pasunari vendali që kishte lidhje me të huajt. Nuk duhet të ketë roje këtu, mendoi A.H. Kohët e fundit kishte patur shumë trazira për shkak të një fetari që predikonte kundra faresinjve dhe hipokritëve. Mesazhi i tij për të varfrit dhe të pastërtinë ndaj Zotit kishte kapur vëmëndjen e njerzve si një valë e egër deti në Dhjetor. Shtëpitë e pushtuesve me influencë kishin roje për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm popullor. Do ketë dhe ai ndonjë hipokrizi,  ndonjë sekret që asnjë nuk e di, mendonte A.H për predikuesin që kishte shkaktuar trazira.

Shtëpia që do vidhnin nuk i përkiste të huajve, ndaj dhe u habitën kur u kapën “me presh në duar” teksa fusnin në çantë statujat prej ari të Baalit. Ju ishin vënë shpatat në grykë, dhe me zhurmë e tam-tam ishin zvarritur për në burg. A.H e dinte fare mirë se kjo ishte hera e fundit që do ishin të burgosur. Pushtuesit ishin të rreptë dhe të pamëshirë. Kishte dëgjuar për një mënyrë të re ekzekutimi që kalonte imagjinatën për barbarizëm. Y.B i’u lut qindra herë rojes që ta linte të fliste me komandantin e ushtarëve. Së fundi komandanti kishte ardhur, edhe pse Y.B u përgjërua, urdhri për ekzekutimin e të dyve kishte ardhur nga lart. Pushtuesi donte t’i bënte shëmbull dhe t’i tregonte popullit se ata që bënin trazira do të ekzekutoheshin si këta dy qena.

Y.B ishte i pangushëllueshëm. Mallkonte e shante A.H, qante dhe bërtiste, kalonte herë në panik e herë në eufori. Y.B kishte frikë nga vdekja. Kishte frikë se ç’ndodhej në anën tjetër. Kishte ëndrra për një jetë më të mirë. Donte dhe ai të martohej, të kishte fëmijë, të kishte një copë tokë, të kishte vlerë, ta shikonin njerzit me respekt dhe jo me përbuzje, të ishte prodhues dhe jo parazit. E ëndërronte shpesh veten si një njeri i respektuar, i dashur, ku ftohej në dasma dhe ulej në krye të tavolinës i veshur me rroba të mira, ku shërbëtorët i thonin zoti Y.B a dëshiron më verë…

Kishte menduar se do ta braktiste jetën e hajdutërisë. Jo sot, po nesër, do filloj punë të ndershme, mendonte Y.B. E nesërmja vinte, dhe thoshte jo sot, por nesër. Dikush i kishte premtuar dhe një punë si pastrues i tëndës së derrave, dhe A.H e kishte talluar pa pushim. Por tënda e derrave ishte parasjë në krahasim me vendin ku ndodhej tani, mendonte Y.B.  Duke menduar këto i hypi një urrejtje e thellë për A.H, dhe rifilloi mallkimet e sharjet kundrejt tij. E shante papushim, e mallkonte dhe i mallkoi barkun nga i cili doli.

I prekur në sedër nga mallkimet e Y.B, A.H më në fund theu heshtjen dhe me inat i bërtiti: Më thuaj një rast, një herë, që unë të detyrova të vije me mua?

Y.B u shtang nga inati i A.H dhe nga ajo që tha. Në fakt, A.H nuk e kishte detyruar kurrë. Ai i ishte lutur, i kishte bërë presion, e kishte tallur, por nuk e kishte detyruar kurrë. Y.B ishte vetë fajtor për gjëndjen e tij. Ky mendim e dëshpëroi pa masë. Fajtori i ekzekutimit të tij ishte ai vetë. E kuptoi se fundi i tij ishte mëse i merituar. Kishte vjedhur, gënjyer, kishte dhunuar, kishte bërë akte që një nga një e kishin sjellë në këtë birucë të pistë, ku lagështia të merrte frymën, ku errësira të kaplonte shpirtin, ku minjtë gjendeshin kudo. Ajo birucë ishte ferri në tokë. Depresioni dhe marrëzia e kapluan përsëri…

Zërat e rojeve prishën endjen e pa-shpresë të mëndjes së tij. Korridori i zymtë u ndriçua nga drita e pishtarëve të rojeve. Ky është fundi ynë, mendoi Y.B. Kanë ardhur të na marrin… Nga këndi i errët rojet u dukën duke zvarritur një njeri tjetër. “Shpëtuam dhe për pak” mendoi Y.B. Një trup i dobët po tërhiqej zvarrë nga krahët e fortë të rojeve. Ata hapën birucën përbri Y.B dhe përplasën në tokë figurën misterioze. Kur rojet ikën Y.B ndjeu një tmerr të paparë. Biruca ra në qetësi të frikshme. Minjtë ishin zhdukur (ah të ishin pranë mendoi Y.B). Sensi i kohës u duk i largët, dhe vetë Y.B ndjehej në ajër. Qimet i ishin ngritur nga frika e diçkaje të paparë, por të ndjerë. “Më mirë vdekje, se sa kjo” mendoi Y.B. Nuk e kuptonte ndjesinë e tillë, sikur perreth tij ndodheshin krijesa të frikshme të ferrit dhe parajsës. Sikur gjendej në mes të një lufte të egër mbi-natyrore. Frika po shëndrohej pak nga pak në marrëzi, derisa sytë e Y.B u lidhën me sytë e të burgosurit të ri. Një paqe e papërjetuar më parë e pushtoi, dhe për çudi marrëzia, tmerri, dhe frika pushuan. Sytë e tij ndriçonin në errësirë, dhe Y.B u ndje sikur e kishte njohur këtë njeri prej kohësh. Në shpirt ndjeu një dashuri, sikur kishte parë mikun e tij pas shumë kohësh. Në fakt e njihte këtë fytyrë. Ai ishte profeti i cili predikonte kundra hipokrizisë. Ishte mësuesi që kishte shkaktuar traziat e fundit. Ishte ai që të gjithë po flisnin. “A.H, shiko kush është aty, është ai predikuesi” këlthiti Y.B.

“Ah, më së fundi hipokrizia e tij qënka gjetur” u tall A.H. “E dija unë, nuk ka asnjë të pastër në këtë botë, nuk ka asnjë të drejtë” vazhdoi A.H. “Ja ku është dhe ky mësues gjoja i drejtë, me ne qentë.”

Y.B pa profetin, dhe ai po lutej. Ndjente një qetësi të pamasë teksa hidhte sytë mbi të. Nuk e besonte kurrë se një njeri kaq paqësor mund të meritonte një vend të tillë. Teksa mendote këto, filloi të analizonte pamjen e tij. Ishte veshur thjesht, edhe pse ishte profet i njohur. Një kontrast me faresinjtë dhe priftërinjtë e tempullit. Kishte veshur një palë sandale të vjetra, dhe në fytyrë ishte tejet ezmer dhe dukej i pistë nga rruga. Për çudi i pëlqeu kjo. Ja, mendoi ai, një profet i njohur që vishet, duket, dhe është ndër ne. Ai është si ne, menonte Y.B.

“Rabboni, me ç’prostitutë të kapën?”- tha papritur A.H. Prezenca e profetit kishte trazuar edhe atë. “Ishte Ramona, apo Erveheja?”

“Apo mos ishte Aurelia nga Egjipti? E kam provuar vetë atë, dhe është më e mira” tallej A.H. Profeti vetëm lutej.

“Sa rryshfete të dhanë? Cili komandant romak të tradhëtoi? Në cilën darkë fole tepër?” fliste A.H.

Fjalimi i A.H u ndërprye nga rojet, të cilët erdhën dhe morën profetin. “Ah, të shpëtuan miqtë romakë” tha me inat A.H.

Pas ikjes së profetit, zhurma dhe normaliteti i zymtë i birucës u kthye përsëri. Pas një ore, u dëgjuan prapë zërat e rojeve, dhe Y.B pa siluetën e profetit, por ai nuk po ecte vetë. Rojet po e tërhiqnin zvarrë. Kokën e kishte varur, teksa rojet e mbanin nga shpatullat dhe këmbët zvarriteshin në baltën e burgut. Kur u afruan, Y.B pa me tmerr se profeti ishte i gjakosur. E kishin zhveshur lakuriq.

“O Perëndi, ç’turp” mendoi Y.B. Kurrizi i tij ishte tejet i vrarë, dhe dukeshin muskujt e copëtuan të kurrizit të tij. Ngjante si një kufomë e pavdekur. “O Perëndi, ç’tmerr” mendoi Y.B. E hodhën në birucë, dhe Y.B kapi krahun e roje që njihte nëpërmjet hekurave të birucës, dhe e pyeti “ç’ka bërë ky që e torturuat kështu”. “S’ka bërë gjë” tha roja ftohtë. “Si nuk paska bërë gjë” pyeti Y.B i tmerruar. “Nuk ka bërë asnjë krim, më dëgjon apo jo?!” tha me inat roja dhe me forcë shkëputi krahun e tij nga dora e Y.B.

Nuk ka bërë asnjë krim….Kjo fjali e tmerroi Y.B. Profeti qëndronte i gjakosur, i zhveshur, gati i vdekur, në tokë, dhe mezi merrte frymë, dhe ai nuk kishte bërë asnjë krim. Kjo është marrëzi mendoi Y.B. Kjo është çmenduri! Kjo është djallëzi! Si është e mundur të turpërohet një njeri i tillë pa bërë asnjë krim?! Si është e mundur të torturohet si kafshë një profeti i Izraelit, pa bërë asnjë krim?!

“Rabboni, pse të kanë torturuar” pyeti Y.B. Ai nuk u përgjigj. As A.H nuk mund të tallej më. Pamja makabre e kishte trazuar thellë në shpirt. Sado hipokrit mund të jetë ky, asnjë qënie njerzore nuk mund të meritojë një torturë të tillë, mendoi A.H. Ja ku jemi ne dy hajdutë, dhe askush nuk na preku, ndërsa Rabboni është trajtuar si kafshë, pushoi A.H.

Qetësia dhe zymtësia kapluan burgun. Asnjë nuk fliste. Gjaku i Rabbonit kishte lënë birucën e tij dhe kishte bërë një përrua të vockël që kaloi mbi baltën e llumin e burgut dhe erdhi tek biruca e Y.B. Atij i erdhi keq për profetin. Një profet i Izraelit nuk duhet të dhunohet kështu në duart e pushtuesit të urryer. Sado i lig të ishte profeti nuk duhet trajtuar kështu, por ky nuk kishte bërë asnjë krim, si shpjegohet kjo, mendonte Y.B.

Ishte mëgjes tanimë. Dera e burgut e hap përsëri, dhe hyri një njeri i veshur me rroba të bukura. Nga shkëlqimi i rrobave të tij, Y.B e kuptoi si i përkiste asamblesë së priftërinjve. Njeriu me rroba të bukura u afrua tek biruca e Rabbonit. Pamja e tij e tronditi thellë. Për një çast u tmerrua dhe u tërhoq mbrapa duke mbajtur me dorë gojën, ndoshta për mos të vjellur.

“Rabboni” tha lehtë ai. “Më dëgjon Rabboni?” “Kam një fjalë nga kryeprifti” fliste me zë të ulët ai. “Ti mund të shpëtohesh, vetëm prano gabimin e teologjisë tënde. Kërkoi falje asamblesë për herezinë tënde. Rabboni më dëgjon?” tha njeriu me rroba të bukura. “Nuk ke pse të vuash kështu. Prano gabimin dhe ne do të të lëmë të lirë.”

Rabboni e pa por nuk ktheu përgjigjie. Y.B dëgjonte këto fjalë me tmerr. Roja e burgut nuk e kishte gënjyer. Me të vërtetë ky nuk kishte bërë asnjë krim. “Krimi” i vetëm ishte se kishte predikuar kundra hipokrizisë së asamblesë. Ky është tejet i pafajshëm, mendoi Y.B dhe sytë ju mbushën me lotë. A.H dëgjonte me vëmëndje dhe ai e kuptoi se profeti ishte i pafajshëm.

“Rabboni, pse na detyron të të trajtojmë kështu, Rabboni kërko falje dhe do kesh jetë” thoshte me butësi njeriu me rroba të bukura. Lutjet e tij shkruan dëm. Pas pak ai iku dhe i la të tre në errësirën e burgut. Buzët e Rabbonit lëviznin pa-pushim. Lutet, mendoi Y.B. Ju kujtua se diku kishte dëgjuar se gjithmonë Izraeli i persekutonte profetët e drejtë të Zotit, se i vinte në vdekje se thonin të vërtetën. Ky profet ka ardhur nga Zoti, mendoi Y.B.

Pas dy orësh, ushtarët kishin ardhur dhe i kishin marrë të tre. I çuan në një shesh ku rrinin ushtarët romakë. I pari që kishte lidhur mbas një trari, ishte A.H. Kur e ngritën në këmbë, A.H ra nga pesha e trarit. Një fishkëllim kamzhiku i ra mbi trup, dhe A.H u ngrit përsëri. Më pas bënë të njëjtën me Y.B. Nuk e kuptoi se si do ta ngrinte peshën e trarit Rabboni. Mbi kryet e tij kishin vënë një kurorë me driza e gjëmba. Nga plagët e tij akoma dilte gjak. Ishte tejet i dobët. E lidhën në tra dhe e çuan në këmbë. Ai ra. U godit me kamzhik, dhe e ngritën përsëri. Ushtarët talleshin në një gjuhë të huaj. U hap dera e oborrit, dhe Y.B pa turmat e njerzve. Gra, fëmijë, burra, pleq, diplomatë lëshuan një “ohhh” kolektive kur panë gjëndjen e Rabbonit. Filluan të ecnin nën rrezet e nxehta të Diellit. A.H në krye, më tej Y.B, dhe duke u zvarritur vinte mbrapa Rabboni. Disa gra qanin. “Bir i Zotit, na fal, Bir i Zotit na fal” thonin ato. Disa burra talleshin me të. “Pse nuk bën mrekulli tani?” “Të pamë vetë kur shërove të verbrit, pse nuk shpëton veten? Sepse je me djallin!”  Y.B dëgjonte me habi. Ky profet ju paska dhënë dritë të verbërve, dhe trajtohej në këtë mënyrë. “O Zot ç’marrëzi” mendoi Y.B.

Golotha, ishte akoma larg. Rabboni ra në rrugë e sipër, dhe dhjetë kamzhikë nuk e ngritën dot. Rojet nuk donin të vdiste aty në rrugë, dhe morën dikë nga turma të ngrinte trarin e tij për në Golgotha. Një poet më vonë do të shkruante:

Ç’deshe ti, mor, në Kalvar,

0 qyqar, o Kirenar!

Del me poçen për sehir,

Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nëpër kallaballëk,

Se ç’po ngjan s’merr vesh as gëk,

Je i pir’ e s’mban dot anë

Për çlironjës a tiranë.

Nëpër pluhër dhe shamatë

Turren burrat, çirren gratë

Turm’ e ndezur, e tërbuar,

Krishtin për të kryqësuar.

U duk më së fundi kodra e Kafkës, Golgotha. Y.B e dinte se pas ekzekutimit, trupi i tij do të hidhej në plehrat e Gehenës, dhe do të bëhej ushqim për qentë e kafshët e tjera. “O Zot, ç’varrim” mendoi ai. Kur mbërritën në Golgotha, panë se gjendeshin edhe tri trarë të tjerë, më të gjatë se ata që ngritën. Ushtarët i liruan nga trari i shkurtër, dhe Y.B nuk e kuptonte se si do të vdisnin në tra. Mos është ndonjë shaka kjo, shpresoi ai. Trari më i shkurtër u lidh me më të gjatin dhe formuan një formë të çuditshme, teksa ushtarët përsërisin një fjalë të çuditshme: excrusciare…excrusciare…

Ushtarët kapën profetin i cili mezi qëndronte në këmbë, i zhveshur, i torturuar, teksa gratë qanin e ulëritnin. E shtrinë mbi trarët e lidhur, dhe krahët i’a hapën në diapazonin e trarit më të vogël, ndërsa trupi u zgjat në gjatësinë e trarit më të gjatë. Y.B e kuptoi dhimbjen që e priste, kur pa një ushtar me qyta hekuri dhe një çekan të madh. Ushtari drejtoi qytën tek parakrahu i majtë i Rabbonit, dhe dy ushtarë mbanin krahun që mos të rrëshqiste, një mbante qytën, dhe ushtari tjetër goditi qytën me forcë. Rabboni për herë të parë lëshoi zë lëngimi. Gratë ulëritën. Tmerri i vdekjes kaploi Y.B dhe A.H, teksa nga qielli u dëgjua një bubullimë. Tmerri që kishte provuar në birucë, ndjenja e humbjes së kohës, ndjesia e krijesave të frikshme kaploi përsëri Y.B. Tanimë dy qyta kishin ngulur krahët e Rabbonit në tra.

Ushtarët bënë të njëjtën me këmbët e tij. Gjaku filloi të dilte nga krahët dhe këmbët e tij. Y.B e kuptoi se vdekja do ti vinte ngadalë. Hap pasi hapi, shpirti do ti dilte nën trysninë makabre të dhimbjes. I goxhduar në trarë, Rabboni vuante tmerrësisht. Me litarë ngritën trarët e Rabbonit, dhe toka tërhiqte poshtë trupin e tij, teksa qytat e mbanin të gozhduar në trarë.  Ishte vrenjtur, dhe nuk kishte asnjë zhurmë jete përveç të qarave të grave, dhe zhurmës së ushtarëve.

Y.B e provoi vetë dhumbjen e qytave në para-krahët e tij. Ulërtiti, e bërtiti, kërkoi mëshirë, e kërkoi ndihmë. I gozhduan dhe këmbët. E ngritën e ajër. Y.B gjendej në krah në djathë të Rabbonit dhe A.H në krah të majtë. “At fali se këta nuk dinë se ç’bëjnë” bëlbëziti Rabboni duke parë nga turma dhe ushtarët. At fali…si ka mundësi mendoi A.H.  “Ky qënka idiot”

Realiteti i vdekjes i kishte kapluar të dy. Nuk mund të shpëtonin dot nga kjo. Y.B tha një lutje. Ndihej bosh, sikur lutja nuk i doli sa nga goja, jo më të harrinte fronin e Zotit. Ai nuk dinte as të lutej tamam. A.H bërtiti duke parë nga Rabboni: Nëse…

Nuk kishte fuqi për të folur. Humbja e gjakut e kishte dobësuar. “Më mirë të hesht” mendoi. Por diçka nga brenda tij e shtyu të flasë: Nëse je Bir i Perëndisë si thonë këto gratë, shpëto veten, shpëtona dhe ne. Hiqna nga këto trarë.”

“Hahaha” u dëgjua e qeshura e disa burrave të tempullit. “Po pra, nëse je bir i Perëndisë, shpëtoje veten tani, dhe ne do të të ardhurojmë, o mbret i Izraelit, hahahaha.”

Y.B nuk i kuptonte se si mund të talleshin me një njeri të pafajshëm që po vdiste një vdekje të pafajshme në duart e pushtuesit të urryer. Ai ktheu kokën nga Rabboni, dhe e pa që po vuante shumë. Nuk do të zgjaste shumë. Plagët e torturës do ta mbaronin pas pak.

“Rabboni, Rabboni, të lutem mendo dhe për mua kur të vesh në parajsë” u lut Y.B. Ai nuk e dinte pse tha këtë, por vetëm ato fjalë i dolën nga shpirti.

Rabboni ktheu kokën, dhe i tha: Nesër, ti do të jesh me mua në parajsë.

Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

37 dhe duke thënë: ”Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten”.

38 Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: “KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE”.

39 Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ”Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve”.

40 Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: ”A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?

41 Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe”.

42 Pastaj i tha Jezusit: ”Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”.

43 Atëherë Jezusi i tha: ”Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë”. Luka 23

Nëse Zoti ka vdekur a është gjithçka e lejueshme?
Në skenën e famshme të librit “Vllezërit Karamazov” të Dostojevskit, një djalosh i ri pyet priftin se nëse Zoti ka vdekur, a nuk është gjithçka e lejueshme? Skena e famshme në libër ndodhi në vendin ku në realitet, forcat e shërbimit sekrekt sovietik vranë mijëra Polakë në prag të luftës së dytë botërore.  Tek burgu i Optynit në Kozlek, një ekzekutues me emrin Vasily Blokhin ekzekutoi me duart e tij mijëra njerëz.  Me dorashka, përparëse, dhe kapele lëkure që mos të bënte pis rrobat nga ekzkutimet, ai vriste çdo natë rreth 250 njerëz njëri pas tjetrit. Më pas trupat hidheshin në një kamion dhe tranportoheshin në një varr masiv afër burgut.  Nëse Zoti ka vdekur, a është diçka e tillë e lejueshme?

Në një shprehje të egër racizmi, sovietikët thuhet të kenë vrarë rreth 25 miljona njerëz përreth Rusisë. Në fillim e kishin rradhën kulakët e Ukrainës, të cilëve ju morr toka, ju morr liria, ju morr identiteti kombëtar, dhe u lanë të vdesnin nga uria, derisa ky komb krenar u kthye në një karikaturë të vetvetes, kur prindërit konsumuan mishin e fëmijëve të tyre, ku burrat shisin gratë si protituta për një copë bukë, ku besimtarët shaktërruan kishat e vjetra për të kënaqur gratë e komunistave. Sovietikët e panë “vdekjen” e Zotit si një liri për të zbatuar planin e tye pa frikën e moralitetit, me ndihmën e njerzve që deri dje nuk e mendonin kurrë të bënin masakra të tilla. Si është e mundur që në emër të një utopie të vriten njerzit si të ishin miza?

Zoti ka vdekur?

Kjo shprehje famëkeqe u prodhua nga filozofi gjerman Frederik Niçe (Friedrich Nietzsche). Niçja ishte një filozof ateist që urrente gjithçka fetare, sidomos besimin e krishter. Duke u bazuar në filozofinë tij, gjermanët dhe rusët justifikuan metodat e tyre barbare për të dominuar kulturat dhe kombet e tjera duke hedhur poshtë ligjet morale të “vjetërsisë”, për të arritur iluzionin e një Übermensch , ose mbi-njeri.  Sipas Niçes të vobektët, të dobëtit dhe njerzit inferiorë ishin të destinuar për shkatërrim nga prezenca e mbi-njeriut. Dhe Übermenschi kishte çdo të drejtë ti shkatërronte.

Fraza “Zoti ka vdekur” u duk në librin “The Gay Science” ose “Shkenca Gey” tek shëmbëlltyra e njeriut të çmëndur.

Ja një përkthim.

Shëmbëlltyra e njeriut të çmendur.

A nuk ke dëgjuar për atë njeri të çmëndur që ndezi një fanar në orët e mëngjesit, vrapoi për në treg dhe bërtiste pa pushim: “Kërkoj Zotin, kërkoj Zotin!” —Shumë pre tyre që nuk besonin në Zot ishin afër tij, dhe atye ju provoki një të qeshur të madhe. Mos ka humbur? Pyeti njëri prej tyre. A humbi rrugën si fëmijë i vogël? Pyeti një tjetër. Apo mos po fshihet? A ka frikë nga ne? Mos ka ikur në emigrim apo në një udhëtim të gjatë? Ata bërtisnin dhe qeshnin.

Njeriu i çmëndur hyri midis tyre dhe i çpoi me shikimin e tij. “Ku është Zoti?” këlthiti ai, “U’a them unë. Ne e kemi vrarë–unë dhe ti. Ne të gjithë jemi vrasësit e Zotit. Por si e bëmë diçka të tillë? A mund të pinim detin? Kush na dha një sfungjer kaq të madh sa të fshinim të gjithë horizontin? Ç’farë po bënim kur liruam nga zinxhirët këtë tokë nga dielli i saj? Në ç’drejtim po lëviz tani? Ku po lëvizim ne? Larg nga gjithë diejt? A nuk po zhytemi vazhdimisht? Mbrapa, anash, para, në të gjitha drejtimet? A ka mbetur më lart ose poshtë? A nuk po bredhim, sikur të ishim në një pafundësi asgjëje? A nuk e ndjejmë frymën boshe të hapsirës? A nuk është bërë më ftohtë? A nuk po na kaplon nata? A nuk kemi nevojë për fanarë në mëngjes? A nuk dëgjojmë punën e varrimsave që po varrosin Zotin? A mund të nuhasim erën e dekompozimin të hynjorit? Zotët, poashtu dekompozohen. Zoti ka vdekur. Zoti qëndron i vdekur. Dhe ne e kemi vrarë. “

“Si do të ngushëllojmë vetveten, ne vrasësit mbi vrasësit? Ajo ç’ka ishte më e shenjta dhe më e forti që bota ka njohur, vdiq nën thikat tona: kush do ta shplajë gjakun që ka rënë mbi ne? Cili ujë ekziston për larjen e trupave tonë? Cili festival shpagimi, cilën lojë të shenjtë duhet të shpikim? A nuk është madhësia e kësaj bëme, shumë më e madhe se sa ne? A duhet të bëhemi vetë zotër, për të dukur të vlefshëm për këtë akt? Asnjë nuk ka bërë bëmë më të madhe; dhe kush lind mbas nesh–ai do ti përkasë një historie më të madhe se sa historia deri më sot.”

Këtu njeriu i çmëndur ra në qetësi, dhe pa dëgjuesit e tij, ata gjithashtu nuk flisnin, dhe e shikonin me habi. Më së fundi ai hodhi fanarin e tij poshtë që u thye copa-copa në tokë, dhe njeriu i çmendur u largua. “Kam ardhur shumë shpejt” u tha ai atyre, “koha ime nuk ka ardhur ende. Kjo ndodhi e madhe është duke ardhur, është akoma në endje; nuk ka harritur akoma veshët e njerzve. Stuhia dhe rrufeja duan kohë; drita e yjeve do kohë, bëmat, edhe pse të përfunduara duan kohë të shikohen dhe dëgjohen. Kjo bëmë është më larg se ylli më i largët në univers, dhe ne e kemi bërë vetë këtë akt. “

U dëgjua se më vonë në të njëjtën ditë, njeriu i çmëndur hyri me forcë në disa kisha dhe atje këndoi “requiem aeternam deo” u preftë në paqe Zoti. U shoqërua jashtë, dhe raportojnë se njeriu i çmëndur tha: e ç’farë janë këto kisha tani, veç se varret dhe sepulkurat e Zotit?”

Duhet thënë se Niçja ishte një filozof interesant dhe i sinqertë. Së pari ai filozofon në një mënyrë poetike, dhe së dyti nuk gënjen për pasojat e vdekjes së Zotit. Ai thotë se Zoti ka vdekur filozofisht. Ai thotë se njeriu i shekullit të 20-të ka vrarë nocionin e Zotit me anën e shkencës, racionalizmit dhe humanizmit, por në proces e sipër njeriu ka humbur busullën e tij, thotë Niçja. Pra sipas Niçes, nuk ka as lart, as poshtë, as anash, as para, as mbrapa, duhen fanarë për të parë në mëngjes, çdo pyetje morale, çdo pohim i vërtetë ka mbetur pa busull, dhe busulla jemi bërë ne vetë thotë Niçja me shëmbëlltyrën e tij. Duhet thënë se Niçja kishte të drejtë për pasojat e braktisjes së Zotit, ose “vdekjes” së tij. Shekulli i 20 ka shkaktuar më shumë vdekje dhe viktima se të gjithë shekujt e tjerë mbledhur së bashku. Historianët thonë se filozofia e Niçes ishte baza mbi të cilën Hitleri dhe Stalini bazuan masakrat e tyre. Nëse nuk ka Zot, gjithçka është e lejueshme, mendonin oficerët nazistë dhe sovietikë. Nëse nuk ka Zot, pse mos të vras unë fqinjin tim, për ti marrë pasurinë? A nuk jam unë vetë busulla e ligjit moral? A nuk thotë Niçja se mbi-njeriu fiton? Nëse Zoti vdes filozofikisht, at’her burimi i ligjit moral bëhet njeriu, kjo do të thotë se ligji moral bëhet subjektiv, dmth varëson sipas njeriut ose regjimit që është në krye.

Duhet thënë se gjëja e parë që rregjimet totalitare bëjnë është zhdukja e besimit fetar, sepse nëse njerzit harrojnë moralitetin objektiv të ardhur nga Zoti, ata pranojnë ligjet e rregjimit totalitar lehtësisht. Nuk është rastësi që dhe Hitleri, dhe Stalini dhe Hoxha, vranë e persekutan dhe ndaluan besimin e krishter. Për ta Zoti kishte vdekur, dhe ishin vendosur vetë si busulla dhe mjeti matës i moralitetit. Dilema është e thjeshtë, dhe ti duhet ti përgjigjesh vetë kësaj pyetjeje: Pse ka vlerë jeta e njeriut? Nëse thua, sepse ligji thotë se ka vlerë, at’her unë të pyes, nëse një ligj tjetër vjen më vonë dhe thotë se jeta e njeriut nuk ka vlerë a do besosh se jeta e njeriu nuk ka vlerë?

Besimi i krishter na thotë se jeta e njeriut ka vlerë bazore dhe qëndrore sepse njeriu është krijuar në imazhin e Zotit, dhe Zoti si krijues i pandryshuar, si krijues i dashur, dhe i mirë, i jep vlerë jetës së njeriu pavarësisht nga rregjimi në të cilin jetojmë. Ligji moral objektiv që vjen nga Zoti është i pandryshueshëm, pavarësisht se kush është në pushtet.

Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”. 27 Kështu Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Zanafilla 1

Në librin e tij “Kështu tha Zarathustra” Niçja thotë se për të dalë mbi-njeriu, njeriu i thjeshtë duhet të zhduket. Aty tha se  të vobektë, lypsarët ose njerzit e gjymtuar janë parazita dhe duhen zhdukur. A është thjesht një koiçidencë që Hitleri donte të krijonte mbi-njeriun Arian, dhe a është koiçidencë që “parazitët” e Niçes u vranë në trenat e gazit dhe u përdorën për eksperimente shkencore si të ishin minj laboratori nga regjimi Nazist?

Filozofia Niçjane ka vdekur. Miljonat e njerzve të vdekur thërrasin nga varri se fjalët e njeriut të çmëndur janë thjesht një marrëzi, dhe vetëm të marrët dëgjojnë të marrët. Shekulli i 20-të e provoi të paftë filozofinë Niçjane, por duhet thënë se për diçka kishte të drejtë Niçja: Nëse Zoti “vdes” at’her ne humbasim sensin e drejtimit.

Vetëm një filozof ka treguar me të vërtetë se ç’gjendet në zemrën e njeriut, dhe ai është Jezus Krishti. Ai e dinte inatin, cmirën, lakminë, urrejtjen që gjendet në zemrat tona, ndaj dhe vdiq në kryq për mëkatet tona. Ai nuk i dënoi sakatët, nuk i quajti parazitë, por ishte miku i tyre, i shëroi dhe ju fali mëkatet.

Mateu 11

28 Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.

29 Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

30 Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!”.

Jezusi nuk është i interesuar se sa mbi-njeri je ti, Ai të pranon si je. Për shpirtrat e lodhur, Jezusi ka ujë të përjetshëm, dhe për shpirtrat e uritur ai jep bukë të përjetshëme. Për mëkatet tona ai u bë fli, që ne të jetojmë në përjetësi me të, dhe me anën e besimit tonë në veprën e tij, ne shpëtohemi.

Nëse Zoti ka vdekur a është gjithçka e lejueshme, historia tregon se kur njerzit hedhin poshtë Zotin hedhin poshtë dhe esencën e tyre, dashurinë për njëri tjetrin, dhe humbasin busullën e parimeve morale. Kur busulla e gjithçkaje është njeriu, realiteti është i hidhur, i pashpresë, i padrejtë, sepse njerzit janë të tillë sado të përpiqen ndryshe. Filozofia e Niçes vdiq me regjimet Naziste e Staliniste, si provat konkrete se Zoti nuk ka vdekur, se Zoti nuk mund të vdesë, se iluzioni i mos rëndësisë së Zotit na çon në marrësi, si edhe u duk në jetën e vet Niçes që kaloi gjymën e jetës së tij i izoluar, në një krevat si pasojë e problemeve mendore. Kalonte ditët duke parë iluzione marrëzie, teksa pak nga pak u shëndrrua në karikaturën e keqe të mbi-njeriut, dhe u kthye në një nga ata “parazita” që kishte dënuar më parë.

Realiteti pa Zotin është i pamundur.

Malkom Mugrixh (Malcom Muggeridge) gazetari anglez që ishte ndër të vetmit që pasqyroi masakrat sovietike në Ukrainë, dhe Poloni, shkruajti këtë mbas luftës së dytë botërore:

“Ja shikojmë mbrapa në histori, dhe ç’vërejmë? Perandori që ngrihen e që bien, revolucione dhe kundër-revolucione, pasuri e mbledhur dhe pasuri e shpërndarë. Shekspiri ka shkruajtur për ngritjen dhe rëninen e njerzve të mëdhenj, që baticen dhe zbaticen me hënën.

Shikoj mbrapa mbi bashkëatdhetarët e mij (Anglezët), një herë e një kohë dominonin një çerekun e botës, shumë prej tyre akoma besojnë në vargjet e një kënge popullore se “Zoti që krijoi të fuqishmit, do ti bëjë akoma më të fuqishëm’.

Dëgjova vetë një Austriak të çmëndur dhe të shkarë (Hitleri), teksa lajmëronte botën për vendosjen e një Pearandorie (reich) që do të zgjaste një mijë vjet. Dëgjova një klloun italian (Musolini) që tha se do të ndryshonte kalendarin të koiçidonte me hypjen e tij në pushtet. Kam dëgjuar një gjeorgjian vrasës në Kremlin (Stalini), që u quajt nga elita intelektuale si më i zgjuar se Solomoni, më njerzor se Markus Aurelius, dhe më i ndriçuar se Ashoka.

Kam parë Amerikën më të pasur dhe, në fushën ushtarake, më e fuqishme se e gjithtë bota bashkë, që po të donte populli Amerikan, do të kishin kaluar Aleksandrin e Madh, ose Çezarin në diapazonin e pushtimeve të tyre.

Por, veç në një jetë, të gjithë kanë rënë! Kanë ikur me erën!

Anglia tashmë është veç një ishull i vogël në bregun e Europës, e kërcënuar me shpërbërje dhe falimentim. Hitleri dhe Musolini kanë vdekur, dhe kujtesa e tyre shprehet vetëm në turp. Stalin është një emër i ndaluar në rregjimin që filloi dhe dominoi për tri dekada. Amerika gjithmonë nën frikën e mbarimit të naftës që mban gjallë rrugët e saj, dhe mbulon qytetet me smog, me kujtime të trazuara për luftën e falimentuar në Vietnam, teksa Don Kishotët e medias ju turreshin mullinjve me erë të Watergate (skandal presidencial).

Por, veç në një jetë të gjithë kanë rënë! Kanë ikur me erën.

Mbi rrënojat e këtye mbi-njerzve seriozë, dhe këtyre diplomatëve imperialistë të vetë-dekoruar, qëndron figura vigane e parënë e pacënuar e Njërit: për shkak të cilit, dhe prej së cilit, në të cilin, dhe me anë të së cilit, rraca njerzore ka akoma shpresë- figura vigane e Jezus Krishtit.

Ju a prezantoj Atë si rrugën, të vërtetën dhe jetën. A njihni Atë?

As unë nuk të dënoj.
E kishin zvarritur për flokësh dhe nuk e kishin lënë as të vishej. Disa e kishin pështyrë dhe qëlluar me shkelma teksa tregonin pafytyrsinë e saj në rrugët e qytezës.  Lajmi i kapjes së saj u përhap shpjet në qytezë, dhe teksa kalonte nëpër rrugicat e vogla, turmës i bashkangjiteshin njerëz të tjerë. Të gjithë kishin vetëm një gjë në mëndje: a do të ishte kjo dita kur më së fundi do të shikonin një gurëzim…

Vajza e re vinte nga një familje mestare me shumë fëmijë. I ati i saj ishte si gjithmonë më i interesuar në biznesin e tij se sa ti kushtonte vëmëndje vajzës. Ishte e vështirë në një kohë të tillë, sidomos kur kishte shumë fëmijë, të gjente kohë për të skalitur konfidecën e karakterin e çdo fëmije, të paktën kështu justifikonte i ati ftohjen e marrdhënieve me vajzën e tij. Si bëjnë gjithmonë vajzat e reja pa mbështetjen e etërve, ajo gjeti një “baba” tjetër i cili nuk ishte aspak i interesuar për kalitjen e saj emocionale, por donte veç ç’ka djemtë duan shpesh nga vajzat e reja, pastërinë e tyre. Pasi ja mori pastërtinë, “babai” i ri e la vajzën, duke e lënë më të varur për vëmëndjen e një mashkulli të fortë. E provoi prapë të gjente një “baba” tjetër, por pas pak kohe marrëdhënia mbaroi në monotoninë që kaplonte meshkujt me të cilët ajo flinte. Askush nuk do të martonte një femër të tillë. Meshkujt e pamartuar janë shumë të papjekur për mua, e justifikonte zhgënjimin vajza. Filloi të kërkonte meshkuj të martuar sepse të paktën ata janë me femra jo vetëm për të shijuar aktin seksual në martesë. Dy gjëra janë të sigurta në këtë botë, vdekja dhe meshkujt epshorë.  Shumë shpjet (më shpejt nga ç’kish menduar) gjeti një mashkull të martuar i cili e dinte reputacionin e vajzës dhe filloi ta ngacmonte vetë. Si ndodh në këto raste, po i dhe një gisht djallit ai të merr krahun. Takohej me atë netëve, cepave të rrugës, jashtë syve legalistë të fesë, larg syve gjykyes të njerzve, por në qyteza të vogla është e pamundur të fshihesh. Dikush i kishte thënë gruas së tij, për tradhëtinë që po ndodhte. Gruaja e flakosur nga inati me njëherë morri udhën për tek priftërinjtë, të cilët kur e dëgjuan historinë e gruas, ju ndezën në sy një flakë e frikshme tmerri dhe inati.

Kishte kohë që njerzit po humisnin respekt për institucionet fetare, ca nga influenca e pushtuesit romak, ca nga materializmi, ca nga hipokrizia e priftërinjve që po demaskohej nga një heretik nga Nazareni. Akti i tradhëtisë duhet të ketë ardhur nga Zoti, mendoi këshilli priftëror. Do ti tregojmë popullit se nuk kemi humbur fuqi, menduan priftërinjtë. Problemi ishte se mashkulli në fjalë ishte një person me influencë, dhe mungesa e parasë së tij në arkën e sinagogës do të ndihej thellë nëse vdiste në duart e turmës. At’her duhet gurëzuar vetëm vajza, menduan. Do të rikthehemi tek ligji i Moisiut, do të rikthejmë respektin për krye priftin, do të kapim mat heretikun nga Nazareni, mendoi këshilli priftëror. Me një herë, spiunët e këshillit u hapën në çdo cep të qytetit për të kapur çiftin mëkatar në akt e sipër. Një nga djemtë e rinj e kishte ndjekur mashkullin tradhëtor dhe lajmëroi nën-krye priftin se ku ndodhej çifti. Krye prifti dërgoi rojet e sinagogës me një herë për të kapur dhe arrestuar vajzën.

I kishin kapur në krevat, në një zonë të mjeruar të qytezës. Mëkati në atë kohë fshihej cepave, dhe nuk bënte bujë si sot. Mashkulli i tmerruar falenderoi rojet që nuk e kishin arrestuar, dhe premtoi se do të dyfishonte shumat e hedhura në arkën e sinagogës. Ndërsa vajzën e kishin kapur për flokësh, dhe ashtu me tisin e epshit tradhëtor po e zvarrisnin rrugëve të qytetit, duke e pështyrë, duke e sharë, dhe duke lavduar Zotin që gjykon mëkatin. Fëmijë në rrugë e kishin parë dhe filluan të pështynin dhe ata. Inati i turmës u përhap si plaga e zezë. Etja për gjak kaploi këdo dhe meqë e dinin ç’thoshte ligji, automatikisht morrën në duar dy tri gurë, disa futën dhe gurë në xhepa që të qëllonin sa më shpesh.  Nga dritaret vajzën e ndiqnin sy të egër, dhe zërat thonin: mirë të të bëhet kurvë.

E kishin çuar para dyerve të sinagogës në fillim, dhe krye prifti i tha zv/ krye priftit ta çonin tek Nazareni. Një grua e tillë nuk mund të hynte në sinagogë dhe të bënte të pistë sinagogën. “Thoji Nazarenit kështu: Moisiu na thotë që ndëshkimi për tradhëtinë bashkshortore është vdekja me gurëzim, ç’farë të bëjmë me këtë grua. Me siguri ai do të vihet të siklet dhe mesazhi i tij i paqes, i pajtimit, i mëshirës, do të bie në kundërshtim me ligjin që na la Moisiu. Turmat në tempull do ta shikojnë se ç’heretik është ky Jezusi nga Nazareni dhe do ta braktisin. Do vijnë prapë tek ne kur ta kuptojnë sa fallco është Nazareni.” Kështu e ngriti lakun krye prifti, dhe këto këshilla i dha vartësit të tij.

Me vajzën gjysëm-zhveshur, u nisën për tek tempulli, ku predionte Nazareni mesazhin e tij të paqes. E panë ku ndodhej nga turma e madhe rreth tij. Me krenari dhe vetë-drejtësi, çanë midis turmave, dhe njerzit rreth e rrotull e panë flakën në sytë e zv. krye priftit dhe i hapën rrugë si i hapet rrugë vdekjes. Një nga rojet e vërviti vajzën tek këmbët e Nazarenit i cili për çudi ruajti qetësinë e tij. Turmat kishin gati në duar gurët me të cilët do ti sillnin vdekje vajzës. Epshi i tyre për gjak ishte më i fortë se epshi i atyre kapur në akt.

“Rabboni, mësues, Ligji që ati ynë Moisi na dha nga Zoti na thotë se ata që kapen në tradhëti duhet të vdesin nën gurë. Ti që je mësues nga Zoti, si na këshillon të bëjmë me të.” Zëri i zv. krye priftit buçoi nëpër tempull, dhe qetësia kishte rënë si qetësia që bie para stuhisë. Gjoni që ishte aty pranë, u zbeh si një fantazmë, pasi e kuptoi se Zoti i tij Jezusi nga Nazareni, më së fundi ishte kapur mat. Nëse thoshe vriteni, at’her mesazhi i tij i paqes dhe mëshirës nuk kishte vlerë, por nëse thoshte mos e vrisni, at’her ai binte në kundërshtim me ligjin e Moisiut ardhur nga Zoti. Gjoni nuk e kuptonte se si mund të qëndronte kaq i qetë Zoti i tij, si nuk kishte asnjë shenjë paniku në sytë e tij.

Zv. krye prifti i bindur për fitoren kishte marrë një pozë dominance dhe krenaria e tij dukej qartë tek nofullat e shtënguara, tek sytë flakë dhe tek vetullat e ngrysura.

Rabboni, as që nuk i kishte ngritur sytë për të parë turmën dhe zv. krye priftin. I hodhi një sy vajzës. Faqet i kishte të skuqura nga goditjet. Flokët të dhunura nga duart e rojeve. Fustani i shpupurosur i binte tek supet, dhe ajo qante dhe nuk ngrinte sytë të shikonte askënd. Ajo kishte dëgjuar per Jezusin nga Nazareni. Kishte dëgjuar për pastërtinë e tij, për drejtësinë e tij, që ndryshe nga priftërinjtë nuk ishte pastërti hipokrite, nuk ishte drejtësi krenare. Ajo kish dëgjuar për mrekullitë e tij, dhe zërat që i thirrin “Imanuel”, Zoti ndër ne. Nëse kishte një autoritet që mund ta dënote pa frikë hipokrizie, Nazareni ishte ai autoritet. Në fakt ajo mirëpriste më mirë dënimin nga një njeri i drejtë se sa nga hipokritët e sinagogës të cilët e kishin lënë të lirë dashnorin e saj. Ajo nuk kishte asnjë pikë shprese. Guret do të fillonin të binin mbi duart e saj, mbi gjoksin e saj, mbi fytyrën e saj, dhe vdekja do të vinte dalë-ngadalë, dhe shpirti do ti dilte pak nga pak…

Rabboni shkruajti diçka në rërë, dhe mendonte se si mund të ishin kaq të verbër krijesat e Atit të tij. Më së fundi foli. Zëri i tij i pastër u ngrit në ajër si eleganca e fluturimit të shqiponjës. As fortë por as dobët, ai ju tha: Ai që është pa mëkat le të hedhë gurin e parë.

Heshtja kaploi tempullin, dhe për një çast u duk sikur universi ndali vrullin e tij, ngjau se vetë koha ngriu për një çast. Heshtja ishte shurdhuese. Guri i parë që goditi tokën prishi momentin në të cilin zv. krye prifti e kuptoi se u mund përsëri.  Për një çast fluturak mendoi se një përgjigjie të tillë mund ta jepte veç Zoti, se një gjykim me kaq autoritet, me kaq butësi, me kaq zgjuarsi, nuk mund të vinte prej askujt tjetër përveç Zotit. Por ky mendim fluturak u ndal nga zhurma e gurëve që linin duart e njerzve për të rënë butësisht në tokë. Zv. krye prifti ndjeu për një moment mëshirë. Ndjeu një dëshirë për të rënë në gju dhe për ti kërkuar falje Nazarenit. Sepse me butësinë e Zotit, dhe autoritetin e një Biri, Rabboni shpëtoi jetën e vajzës por nuk hodhi poshtë ligjin e Moisiut. Por krenaria shtypi çdo mendim pendimi dhe mëshire që kishte dhe tha ndër buzë një fjali që as vetë nuk e besonte: ai është thjesht një heretik.

Vajza me bisht të syrit pa se vdekja ishte shëndrruar në jetë. Të gjithë kishin ikur, dhe kishte mbetur vetëm Jezusi me dishepujt e tij. Për herë të parë ngriti sytë dhe pa mbi Të. Zemra dhe shpirti i kërcyen teksa hodhi sytë mbi pozën e tij të përulur. Nuk kishte asgjë të veçantë mbi aspektin fizik të Nazarenit, por kur hidhje sytë mbi të shpirti ngazëllonte, dhe ndjente prezencën e diçkaje jashtë kësaj toke.

Ai u kthye dhe a pa vajzën me dashuri. Por nuk ishte një shikim me epsh, si ishte mësuar me shikimet e meshkujve, vajza. Ishte një shikim me dashuri atërore, ishte një shikim të cilin vajza e kishte kërkuar gjithë jetën.

-Ku janë ata që duan të të dënojnë- pyeti qetë Rabboni.

-Kanë ikur të gjithë im-Zot- tha vajza e habitur që njeri kaq i shenjtë jo vetëm që e shpëtoi, por edhe i fliste me ton miqësor.

-Vajzë -tha Jezusi- as unë nuk të dënoj. Ik në paqe e mos mëkato më kurrë.

Gjoni 8

1 Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.

2 Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.

3 Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,

4 i thanë Jezusit: ”Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

5 Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç’thua?”.

6 Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.

7 Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ”Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!”.

8 Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.

9 Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.

10 Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ”O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?”.

11 Dhe ajo u përgjigj: ”Askush, Zot”. Atëherë Jezusi i tha: ”As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më”.

Si duhet bërë kur ndjehemi të mundur…
E ke pasur ndonjëherë ndjenjën se dita të ka ikur ters? Dhe në vend që të përmirësohet, dita jote përkeqësohet si një përshesh inati, lodhje dhe mërzie? Dhe në fund të ditës, shtrihesh për të fjetur por kalon natën duke menduar për ditën e vështirë që kalove dhe gabimet e bëra…

Ndonjëherë sado që përpiqemi që gjërat të na shkojnë mbarë, e kundërta ndodh dhe na shkojnë ters.  Disa gjëra janë jashtë kontrollit tonë, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz të tjerë. Po nisja makinën një ditë. Isha në humor të mirë dhe po nisja makinën në një mënyrë të qetë duke zbatuar rregulloren dhe duke ngarë makinën në shpjetësinë e lejuar. Mbrapa meje fluturonte një makinë ngjyrë qumshti që m’u ngjit nga mbrapa, herë duke lënë distancë, e herë duke u ngjitur mbrapa meje në një mënyrë të rrezikshme dhe të bezdishme. Me siguri do jetë me ngut ky tipi mendova, por unë nuk i hapja dot rrugë, dhe nuk doja ta ngisja makinën mbi shpejtësinë e lejuar. Në realitet duhet ngarë makina mbi 10 njësi shpejtësie për të bërë ndonjë diferencë të vërtetë në kohën e harritjes. Duke ditur këtë, vendosa të ngisja makinën normalisht. Personit në makinën tjetër kjo nuk i pëlqeu, dhe kur erdhëm në një kryqëzim tek semafori, uli dritaren dhe një grua rreth 30 vjeç bëri me dorë shenjën universale të ofendimit. Menjëherë reagimi im ishte të bëja të njëjtën shenjë, dhe të ti thoshja disa fjalë që nuk i përdor kurrë.

Mbasi u ndava nga makina tjetër, trishtimi më kaploi ka kuptuar. U ndjeva tejet i mundur. Isha në një humor të mirë, dhe tani ndeja një përzierje emocionesh, inati, trishtimi, dhe pendimi. Ja unë i Krishteri, njeriu që beson në Zot, u kanadis të përdorur një fjalor rrugësh, u katandisa të ndej një urretje të thellë. Ku ishte maturia? Ku ishte toleranca?

E kupton besoj, se ndodhi një ndryshim 180 gradë i humorit tim, sepse në lejova dikë tjetër të më influencojë, të më helmojë dhe të më bëjë që të tregojë një edukatë që nuk e kam.

Krishti na thotë :

Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën, dhe në qoftë se dikush do të të nxjerrë në gjyq për të të marrë tunikën, jepi edhe mantelin. Mateu 5

Ky urdhërim i Krishtit e bën besimin e Krishter të veçantë, sepse shkon kundra ndjenjës natyrale të hakmarrjes. Kur dikush na ofendon, apo qëllon, natyralisht duam hakmarrje, por në procesin e hakmarrjes në të vërtetë humbasim esencën e shpirtit tonë. Hakmarrja pjell urrejtje, dhe urrejtja si një virus i keq, infekton shpirtin tonë, dhe trupin tonë. Mendo sa jetë janë marrë në Shqipëri nga problemi i hakmarrjes. Mijëra veta kanë vdekur si pasojë e urrejtjes që u shumëzua. Nëse marrim hak e keqja që u bë ndaj nesh nuk rregullohet. Të gabosh është njerzore, por të falësh është hynjore, thotë një shprehje latine.

Të mos të marrësh hak, por të falësh është me të vërtetë një akt mbi-natyral, një akt që në proces na pastron, na çon më lart se realiteti i lodhur dhe i mjerë i njerzimit. Sepse në Krishtërim, hakmarrja i takon vetëm Zotit, dhe jo neve.

Nëse do ta përsërisja situatën e trafikut, nuk do ti rezistoja të ligut dhe nuk do sillesha si u solla. Do të qetësohesha, do do të lutesha për qetësinë time shpirtërore, dhe qetësinë e personit që më shau. Në realitet nuk e dija jetën e personit që më ofendoi. Zakonisht njerzit që janë të lënduar, lëndojnë. Kush e di si e kishte hallin ai personi tjetër, dhe shfrehu inatin me mua.

Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin. Fjalët e urta 15

U pendova për sjelljen time, dhe mëshira e Zotit që kalon çdo botëkuptim, solli paqe dhe dlirësi në shpirtin tim.

Po kur personi i cili sjell mërztije, dhe mundje jam vetë unë? Si i bëhet at’her?

Po flisja një ditë me vëllain tim, dhe si e kanë vëllezërit po flisnim me shaka dhe me kunja. Në një bisedë më kapi mat me një shaka, dhe menjëherë krenaria ime ngriti sinjalin në vetvete që “padrejtësia” duhej patjetër korrigjuar dhe një përgjigjie e duhur duhej dhënë. Si ndodh në këto raste, pa menduar mirë i thashë vëllait tim diçka që e ofendoi rëndë. Vëllai im që nuk e priste një përgjigjie të tillë, sidomos nga dikush që beson në Zot, u ngrit dhe u largua i zemëruar. Pas ikjes së tij, ndjenja e mundjes, e dështimit më kaploi si një dallgë deti kur vjen furtuna. Unë isha shkaktari jo vetëm i mundjes time shpirtërore, por edhe i mundjes shpirtërore të vëllait tim. Për fat të keq, me fjalët e mija kisha vrarë dy zogj me një gur. E dija shumë mirë para se të thoja ç’ka thashë, se ishte gabim të flisja vëllait tim në atë mënyrë. E dija fare mirë që ishte gabim, dhe prapë së prapi e thashë. Sa herë gjendesh dhe ti në pozicionin që e di që një veprim është gabim, por e bën sidoqoftë? Besoj se ky është një aspekt i karakterit mëkatar që kemi ne si njerëz.

U pendova për mëkatin tim. Në radhë të parë kur mëkatojmë ne ofendojmë vet Zotin. Ligji moral është një pjesë e karakterit të Zotit, dhe kur shkelim ligjin moral ne shkelim karakterin e Zotit. Më pas i kërkova falje vëllait tim, dhe më tej e harrova situatën duke mos e lejuar të dominojë mendimet e mija.

Ndonjëherë ne shprenzojmë shumë energji duke menduar për gabimin tonë, sa e zgjasim dhimbjen dhe situatën më tej nga ç’duhet.

Apostulli Pal thotë:

..duke harruar ato që kam lënë pas dhe duke u prirur drejt atyre që kam përpara, po rend drejt synimit, drejt çmimit të thirrjes së lartme të Perëndisë në Krishtin Jezus. Filipianëve 3

Pasi jemi penduar, ne duhet të harrojmë të kaluarën dhe mëkatin tonë, dhe me vrull duhet të ecim drejt çmimit që është një përjetësi me Krishtin. Reflektimi i tepërt mbi të kaluarën nuk jep fryt, aq më keq na mban peng të ndjenjave të hidhura, të së qënurit të mundur, dhe të ndjenjës së dështimit. “Harroje” thotë apotulli Pal. Harroje them dhe unë

Pasi pendohemi dhe kërkojmë falje nga Zoti për mëkatin tonë, Ai vetë thotë se e harron mëkatin tonë:

..sepse unë do të jem i mëshirshëm për paudhësitë e tyre dhe nuk do të kujtoj më mëkatet e tyre dhe keqbërjet e tyre. Hebrenjve 8

dhe

Dhe nuk do t’i kujtoj më mëkatet e tyre dhe paudhësitë e tyre. Hebrenjeve 10

Armiku dhe i ligu, ose djalli do të na mbajë në një gjëndje të mjerë, në një gjëndje ku ne nuk kemi fuqi si pasojë e mëkatit tonë, ndërsa Zoti do që ne të jemi të lumtur. Gjatë jetës time si i krishter kam mësuar të praktikoj harresën e mëkateve të mija, dhe vazhdimit të garës drejt Jezus Krishtit, duke mos parë të kaluarën, duke mos u ndjerë i humbur, i mundur, i dështuar, i brengosur, por me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, eci para drejt synimit në Jezus Krisht.