Si mund të shpëtohemi?


Kur dikush thotë se duhet të shpëtohemi, menjëherë pyesim “Nga ç’farë duhet të shpëtohemi”. Pëgjigjia e shpejtë është nga mëkati. Përgjigjia e gjatë është se zemra e njeriut ka kapacitet të paimagjinueshëm për ligësi. Po lexoja përmbljedhjen e lajmeve tek Shekulli si një ogur i zi, kongolmerata e krimeve njerzore u shfaq para meje si një teatër i shëmtuar drejtuar nga vet djalli: “Hidhet në erë shtylla e tensionit,” “Vrau nënën e vajzës që donte” “Konflikt me armë” “Drogë nga Shqipëra në Itali”, “Improvizoi vrasjen e të atit, arrestohet djali.” Duket qartë se disa prej nesh kanë nevojë për t’u shpëtuar…

1. Të gjithë mëkatojnë
Fakti është se ne e dallojmë menjëherë ligësinë dhe mëkatin në dikë tjetër, por jemi të ngadaltë të shqyrtojmë mëkatin tonë dhe ligësinë në zemrën tonë. Jemi të shpejtë të gjejmë faje tek dikush tjetër, por ngurrojmë të nxitojmë ashtu tek vetvetja. Zakonisht mendojmë se jemi njerëz të mirë, që shtyhemi në situata të vështira nga shoqëria, ose nga fati i keq. E vërteta është krejt ndryshe nëse jemi të sinqertë.

Bibla thotë:

..sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë.. Romakëve 3:23

edhe

E çfarë pra? A kemi ne ndonjë epërsi? Aspak! E kemi treguar në fakt që më përpara se si Judenjtë ashtu edhe Grekët janë të gjithë nën mëkat,

10 siç është shkruar: ”Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një.

11 Nuk ka asnjeri që të kuptojë, nuk ka asnjeri që të kërkojë Perëndinë.

12 Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një. Romakëve 3

Disa mund të protestojnë dhe të thonë, dale more, unë jam njeri i mirë, jam njeri i ndershëm. Unë nuk shkruaj të shaj njerzit këtu por për të gjetur të vërtetën. Kur ne themi se jemi njerëz të mirë, përdorim një standart tokësor, një standart relativ duke krahasuar veten me dikë tjetër që e gjykojmë të jetë më i keq se ne. Ndërsa kur Bibla thotë se të gjithë kanë mëkatuar përdor standartin e Zotit. Në sytë e Zotit të gjithë mëkatojnë. Në fakt fjala mëkat do të thotë mos të harrish standartin e Perëndisë.

Bibla i quan mëkatet fryte të mishit, dhe ato janë:

18 Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,
19 idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
20 smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Galatasve 5

Jezusi solli një dimension tjetër të mëkatit. Mëkati nuk është thjesht ajo ç’ka bën apo nuk bën fizikisht, por edhe ato gjëra që mendon.

Ju keni dëgjuar se të lashtëve u qe thënë: “Mos shkel kurorën”. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet. Mateu 5

Dikush mund të protestojë se standarti i Zotit është shumë strikt, se ligji i tij është i vështirë për t’u mbajtur. Kjo është e vërtetë. Ligji shërben për të na thënë se cili është standarti, por ligji nuk na shpëton dot, ligji nuk na ndihmon të jemi më të mirë, më të pastër. Zoti e di këtë, ndaj dhe dërgoi Jezus Krishtin.

2. Zoti furnizoi qengjin për mëkatet tona.
Zoti e dinte se mëkati shplahet vetëm me gjak. Ky zakon është i pranishëm dhe në Islam, kur sarkifikojnë një dash, poashtu është i pranishëm dhe në Judaizëm, dhe Hinduizëm. Jezus Krishti është qengji që lan mëkatet e botës.

Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: ”Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës! Gjoni1:29

Jezus Krishti është qengji i Zotit pa asnjë mëkat, pa asnjë faj, që sakrifica e tij në kryq të jetë e denjë, të jetë e pastër, të jetë për të gjithë njerzit falas, në të gjithë historinë. Fakti është se pa Jezus Krishtin ne jemi të ndarë nga Zoti për shkakun e mëkatit tonë. Zoti është i Shenjtë dhe i pastër, dhe në Zotin nuk ka asnjë mëkat asnjë të keqe, dhe ai nuk mund të bashkohet dhe të miqësohet me njerëz që janë mëkatarë, ndaj dhe dërgoi Jezus Krishtin, që me anë të gjakut të tij, të gjithë të shpëtohen nga një përjetësi pa praninë e Zotit dhe larg Zotit.

Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më. Isaia 59:2

3. Nuk e shpëtojmë dot vetveten.
Besoj se është e pamundur të shpëtojmë vetveten, dhe të mos kemi mëkat nga dëshirat tona të mira.

Ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë, të cilën e derdhi me mbushëlli mbi ne, me anë të Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë…Titi 3

4. Duhet të pendohemi
Në çdo rast kur njëra palë ka gabuar ndaj tjetrës, gjithmonë pala që bën gabimin pendohet për fajin para se të falet. Që Zoti të na falë ne duhet të ndjehemi dhe ta dimë se jemi fajtorë ndaj Tij, dhe kjo bëhet e mundur vetëm kur pendohemi.

Pikërisht në atë kohë ishin aty disa që i treguan për ata Galileasve, gjakun e të cilëve Pilati e kishte përzier me flijimet e tyre.

2 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ”A mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra?

3 Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë. Luka 13

5. Besimi në Krisht na shpëton

Jezusi na thotë:

Askush nuk u ngjit në qiell, përveç atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell.
14 Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,
15 që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.
17 Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.
18 Ai që beson në të nuk dënohet, por ai që nuk beson tashmë është dënuar, sepse nuk ka besuar në emrin e Birit të vetëmlindur të Perëndisë. Gjoni 3

Zoti ka aq shumë dashuri për ne sa dha Jezus Krishtin që kushqo që beson në Krisht shpëtohet nga mëkati dhe nga një përjetësi e ndarë nga Zoti. Dhurata e Zotit është falas, por i kushtoi Zotit gjënë më të shtrenjtë, Birin e Tij. Krishti u torturua, u poshtërua, u vra që ne mund të bashkohemi ne Zotin në një lidhje shpirtërore që zgjat në pafundësi. Gjëja e vetme që na ngelet neve për të bërë, është të besojmë në sakrificën e Krishtit dhe ta pranojmë Krishtin në zemrat tona. Sepse kushdo që beson me jetën e tij në Krisht, do të shpëtohet.

Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim,
11 sepse Shkrimi thotë: ”Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet”.
12 Sepse nuk ka dallim në mes Judeut dhe Grekut, sepse një i vetëm është Perëndia i të gjithëve, i pasur ndaj të gjithë atyre që e thërrasin.
13 Në fakt: ”Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet”. Romakeve 10

Një njeri që do të ndjekë Zotin dhe të besojë në të, në fillim duhet të kuptojë se është mëkatar; se pa Zotin jemi të gjithë drejt udhës së shkatërrimit. Më tej duhet të besojmë dhe kuptojmë se Zoti i dha një zgjidhje problemit të mëkatit duke na dërguar Qengjin e Tij, Jezus Krishtin. Me anën e tij u bë e mundur larja e mëkateve tona. Poashtu duhet të besojmë se Krishti i ringjall në ditën e tretë, si tha dhe vetë Krishti, gjë që tregon se erdhi me të vërtetë nga Zoti. Të gjitha këto së-bashku duhet të japin si rezultat një lutje të sinqertë, që mund ta thuash kudo që je:

At që je në qiell,
e pranoj që jam mëkatar dhe pranoj sakrificën e Jezus Krishtit për larjen e mëkateve të mija.
Unë besoj se Jezus Krishti është Biri i Perëndisë, dhe që u ringjall tri-ditë pas vdekjes së Tij.
Zoti hapi sytë e zemrës time që të shikoj të vërtetat e tua. Tregoje veten në jetën time që të të njoh sa mirë.
Nga ky moment, o At, unë pushoj së jetuari për vetveten, dhe filloj së jetuari për Ty.
Në emër të Krishtit të lutem. Amen.

Nëse e bën këtë lutje me sinqeritet, at’her Bibla na thotë se je i/e shpëtuar, dhe se i përket familjes së Zotit dhe se do të jetosh me Perëndinë përgjithmonë. Nëse bën një lutje të tillë, më kontakto sa më shpjet tek apologjia@hotmail.com

Mëshire dhe Paqe nga Zoti ynë Jezus Krisht.


Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.