Çdo kush prej nesh është i influencuar nga dikush tjetër, zakonisht prindërit tanë, pjestarë të familjes sonë, shok, mësues apo njerëz në fushën e artit, muzikës dhe sportit. Disa prej këtyre janë aq influencues sa ndikojnë çdo aspekt të jetës tone duke marrë statusin e heroit. Kush është heroi yt personal? Ç’farë karakteristika ka heroi yt?
Heroi im personal ndryshoi historinë e botës në fushën sociale, fizike, intelektuale dhe shpirtërore.

Vazhdoni me leximin
Kush është heroi yt personal?
Përse nuk jam ateist.
Kohët e fundit ka dalë në modë mburrja e të qënurit ateist. Zakonisht ata që shprehen ateistë, shprehen me një lloj krenarie që do të tregojë ndriçimin e ateistit kundrejt mendimeve mesjetare të besimtarit. Por a ka bazë ateizmi? A është mund të mbrohet në arenën e filozofisë ateizmi? Besoj se jo, ndaj dhe nuk jam ateist, edhe pse u rrita i tillë.

Përsëri në atdhe

Teksa kaluan kodrën pranë qytetit një aromë e shpifur u përhap në fushë dhe kaploi çdo qelizë të A.L-së. Rruga ishte ngushtuar, me gurë anë e mbanë, me plehra të hedhura nxitimthi kudo. Kishte mushkonja kudo. Diku në horizont u duk hija e një qëni të dobët që dukej si skelet mbi katër këmbë. U zhduk mbas kodrës. Vazhdoni me leximin
Pse janë kundra homoseksualëve të krishterët?

Vitet e fundit kudo nëpër botë ka filluar një lëvizje për të pranuar dhe asimiluar çiftet homoseksuale si pjesë e integruar e shoqërisë, me të drejta të plota si kushdo. Shpeshherë kjo ka gjetur rezistencë nga kisha, dhe ka bërë që të krishterët të vihen në siklet mbi pozicionin anti-homoseksual që mbajnë.
Pse janë kundra homoseksualëve të krishterët? Së pari, të krishterët nuk janë kundra tyre.
Pse nuk më bën Zoti të pasur?
E kam dëgjuar këtë ankesë shpesh: përse nuk më bën Zoti të pasur? Përse nuk më jep Zoti një miljon lekë? Disa e thonë për të kundërshtuar benevolencën e Zotit dhe disa duan të dinë pse nuk janë të pasur edhe pse sillen mirë. Përgjigjia vijon më poshtë.
Vazhdoni me leximin
Ky paska shkarë
Ravi Zakarias një filozof Indian ka thënë se përgjigja që i jep pyetjes “A ekziston Zoti” përcakton gjithçka mbi jetën tënde. Kjo shpjegon interesin që gjeneron biseda e ekzistencës së Zotit edhe nga ata njerëz që janë ateistë. Isha një ditë në plazhin e Borisht, dhe mbaj mënd që sapo isha bërë i Krishterë. Teksa bisedoja me një burrë nga Tirana që kundërshtonte ekzistencën e Zotit dhe i kishte neveri besimtarët. Në debat e sipër më bëri një pyetje kulminante që ndryshoi gjithçka. “A e do Zotin më shumë se familjen tënde?”
Vazhdoni me leximin
Nesër ti do të jesh…

-Nesër do të jesh drekë për qentë- tha ushtari i huaj, dhe qeshja e tij pushtoi çdo cep të burgut, dhe vibrimet e zërit penetruan thellë atje ku shpirti ndahet nga mishi. Y.B nuk i hodhi sytë nga ushtari sepse e dinte fare mirë fatin e tij. Ishte hera e tretë që bashkë me A.H kishin rënë në duart e ushtrisë, por kësaj here urdhri kishte ardhur nga lart: ekzekutim për të dy.
Nëse Zoti ka vdekur a është gjithçka e lejueshme?
Në skenën e famshme të librit “Vllezërit Karamazov” të Dostojevskit, një djalosh i ri pyet priftin se nëse Zoti ka vdekur, a nuk është gjithçka e lejueshme? Skena e famshme në libër ndodhi në vendin ku në realitet, forcat e shërbimit sekrekt sovietik vranë mijëra Polakë në prag të luftës së dytë botërore. Tek burgu i Optynit në Kozlek, një ekzekutues me emrin Vasily Blokhin ekzekutoi me duart e tij mijëra njerëz. Me dorashka, përparëse, dhe kapele lëkure që mos të bënte pis rrobat nga ekzkutimet, ai vriste çdo natë rreth 250 njerëz njëri pas tjetrit. Më pas trupat hidheshin në një kamion dhe tranportoheshin në një varr masiv afër burgut. Nëse Zoti ka vdekur, a është diçka e tillë e lejueshme?

As unë nuk të dënoj.
E kishin zvarritur për flokësh dhe nuk e kishin lënë as të vishej. Disa e kishin pështyrë dhe qëlluar me shkelma teksa tregonin pafytyrsinë e saj në rrugët e qytezës. Lajmi i kapjes së saj u përhap shpjet në qytezë, dhe teksa kalonte nëpër rrugicat e vogla, turmës i bashkangjiteshin njerëz të tjerë. Të gjithë kishin vetëm një gjë në mëndje: a do të ishte kjo dita kur më së fundi do të shikonin një gurëzim… Vazhdoni me leximin
Si duhet bërë kur ndjehemi të mundur…

E ke pasur ndonjëherë ndjenjën se dita të ka ikur ters? Dhe në vend që të përmirësohet, dita jote përkeqësohet si një përshesh inati, lodhje dhe mërzie? Dhe në fund të ditës, shtrihesh për të fjetur por kalon natën duke menduar për ditën e vështirë që kalove dhe gabimet e bëra… Vazhdoni me leximin